Kurrikula me bazë kompetencat/ Letërsi pedagogjike

Teto Senia flet me termat e Piazhes (Pjesa e dytë)

Në vijim të përgatitjes së materialeve për formimin profesional të mësuesve, autori Dr. Bajram Salianji ka paraqitur pjesën e dytë të materialit me titull: Teto Senia flet me termat e Piazhes.

Kurrikula me bazë kompetencat

Letërsi pedagogjike


Si dhe në pjesën e parë ai flet me gjuhën e një edukatoreje por edhe të një mësueseje, për shkak të zhvillimi të saj profesional në disa lëmi të arsimit parauniversitar.

Për shkak të punës së saj në qytet, e thërresin me e Teto Teuta apo Mësuese Teuta. Tashmë  përdoret emri saj vërtetë saj. Pavarsisht se ajo nuk citon Kornizën Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar apo dokumentat kurrikulare që burojnë prej saj, gjatë gjithë materialit ka parasysh kërkesat e parashtruara prej tyre.

Brendia e tij e paraqitur në trajtën e një letërsie pedagogjike si një gjetje që të tërheq lexuesit. Materiali përmban përmbajtje për fushat e të nxënit dhe deri diku edhe për situata të veçanta të të nxënit.

Sigurisht, që këto të fundit janë atribut i vetë mësuesit/es.


Materiali pedagogjik, me nuanca të një letërsie pedagogjike, synon të sjellë sa më pranë mësuesve idetë dhe e kohës në ngjarjet e jetës si dhe realitete fizike për fushat e të nxënit. Episodet e saj mund të përdoren situate të nxëni, por këto duhet të rishihen nga mësuesit/et në përputhje me përvojë që nxënësit kanë fituar në mjediset e kopshtit apo shkollës si dhe të komunitetit ku banojnë nxënësit e tyre. Teto Teuta është një mësuese e respektuar, profesionalisht e aftë dhe që di t`i transmetojë njohuritë dhe aftësitë e saj në subjektet pedagogjike siç janë fëmijët, nxënësit, kolegët e saj mësues, prindër dhe qytetarë të tjerë të interesuar për arsimin.          

Materiali u shërbehet mësuesve/eve për formimin profesional të tyre, si dhe për t`ju përgjigjur rasteve eventuale për përgatitjen për provimet e radhës që ata dot`u nënshtron. Ashtu si, u shërbehet edhe studentëve/eve të fakulteteve të mësuesisë si dhe prindërve, për të ndjekur fëmijët e tyre lidhur me arritjen e rezultateve të nxënit.   

 

Autori Dr. Bajram Salianji

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,649 Lexime
3 vjet më parë