Rreth Nesh

Portali Shkollor është e vetmja media online në Shqipëri që i dedikohet arsimit. Duke klikuar në Portalin Shkollor do të gjendeni përpara një game të gjerë informacioni si dhe përpara një serie materialesh didaktike për të cilat ju keni nevojë.



Në këtë faqe do të gjeni informacione të ndryshme nga bota e arsimit referuar burimeve tona zyrtare me synim vërtetësinë dhe koherencën e tyre. Për shembull ju mund të lexoni lajme që ne i marrim ekskluzivisht nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit e Malit të Zi. Për një informacion më të zgjeruar ju mund të lexoni në Portalin Shkollor edhe intervista që zhvillojmë me specialistë të ndryshëm për çështje të arsimit si dhe me profesionistë të fushave të sociologjisë, psikologjisë e të mendimit të lirë. Ndërkohë ju mund të njiheni me eksperienca botërore në fushën e arsimit, të zbuloni shumë kuriozitete dhe të njiheni me qëndrimet e ekspertëve. Lajmet në Portalin Shkollor pasurohen çdo ditë. Redaktorët i përzgjedhin materialet dhe i përpunojnë ato në mënyrë që të jenë sa më të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme për ju. Ne jemi shumë pranë shkollave të vendit duke pasqyruar aktivitetet që ato bëjnë, organizimet e veçanta, konkurse etj.



Pas regjistrimit në www.portalishkollor.al, mësuesi përfiton akses në shumë materiale shtesë të cilat synojnë lehtësimin e punës së përditshme si: plane mësimore, plane për një orë mësimi, ligje dhe akte nënligjore lidhur me arsimin, rregullore dhe udhëzues.



Drejtorët e shkollave në këtë faqe mund të ndjekin zhvillimet aktuale nga bota e arsimit. Ata mund të bëhen pjesë e Portalit Shkollor ku mund të pasqyrojnë aktivitetet që zhvillojnë në shkollë duke kontaktuar me redaksinë në adresën [email protected]. Gjithashtu Portali Shkollor u ka mundësuar të gjitha shkollave që të kenë një profil të tyre në këtë faqe dhe ta menaxhojnë atë duke pasqyruar gjithçka që ndodh në shkollë.



Në portal nxënësit dhe prindërit mund të informohen për tema të cilat janë me interes për ta. Një larmishmëri informacionesh ju drejtohet atyre duke i ndihmuar të kenë një marrëdhënie të mirë mes tyre, të kuptojnë njërit-tjetrin, të kuptojnë procesin e rritjes dhe ndryshimet që pëson trupi i tyre, të kuptojnë veprime të caktuara pasi ato shpjegohen nga ana psikologjike.



Gjithashtu, Portali Shkollor promovon nxënësit dhe mësuesit e talentuar. Çdo mësues, prind apo nxënës mund të bashkëpunojë me Portalin Shkollor, mjafton që të dërgojnë një e-mail në adresën [email protected].



E-libri



Portali Shkollor Albas ofron librin digjital të pasur me materiale multimediale me qëllim që të mbështesë mësuesit dhe nxënësit në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. E-libri shkollor Albas ka përmbajtje interaktive dhe nxit kureshtjen tek nxënësit. Materialet e ndryshme multimediale pasurojnë dhe plotësojnë librat si dhe u japin mundësi përdoruesve të teksteve të shtojnë materiale të tjera nëse ata e shikojnë të arsyeshme. Nëse gjatë mësimdhënies përdor librat e Shtëpisë Botuese Albas, atëherë automatikisht mësuesi përfiton edhe librin në versionin digjital. Po kështu, edhe nxënësi nëse përdori në klasë librat e Shtëpisë Botuese Albas, atëherë ai përfiton edhe e-librin shkollor Albas të cilin mund ta shkarkojë në pajisjen e tij.



Kategoritë



Ueb Portali Shkollor ka tre kategori kryesore:


1. Lajme nga bota shkollore

2. Kuriozitete dhe këshilla

3. Bota e argëtimit


1. Në kategorinë e parë “LAJME NGA BOTA SHKOLLORE” ju do të njiheni më nga afër me të gjithë lëmin e informacioneve që vijnë nga bota shkollore, lajme, njoftime të ndryshme zyrtare nga MASR dhe drejtoritë përkatëse, si dhe gjithçka ndodh në shkollat tuaja, aktivitete etj. Te nënkategoria çerdhe&kopshte ju mund të informoheni për gjithçka rreth zhvillimet dhe nevojave të fëmijëve nga mosha 0 vjeç deri në 6-7 vjeç, apo për fëmijët që shkojnë në çerdhe kopshteve dhe parashkollor. Po kështu ju mund të informoheni edhe për botimet universitare dhe lajmet për universitetet në nënkategoritë me të njëjtin emër. Profesionistët më në zë të mësuesisë dhe te metodologjisë (mësues, metodistë, sociologë, psikologë, gazetarë) shkruajnë opinione apo sjellin studime për të shkruar drejt profesionalizmit. Ndërsa redaktorë dhe gjuhëtarë të ndryshëm sjellin rregullat gjuhësore në fokus. Për ndodhitë dhe historitë më të bukura që juve mund t’i keni përjetuar është nënkategoria duartrokitje ju lutem. Ndërkohë në kategorinë e parë ju mund të klikoni në nënkategoritë Albas dhe Albas media në lidhje me botimet dhe aktivitetet më të fundit të shtëpisë Botuese Albas. Mësuesit mund të informohen për gjithçka rreth trajnimeve të dobishme që ofron Qendra e Trajnimeve Albas (QTPA).



2. Në kategorinë e dytë “KËSHILLA DHE KURIOZITETE” vend të veçantë zë nënkategoria e metodave të mësimdhënies. Në këtë nënkategori do të gjeni materiale të gatshme dhe shembuj apo modele që mund t’ju shërbejnë më punën tuaj si mësues, të cilitdo programi arsimor qofshi. Në hapësirën “një mësues për t’u dashur” do të mund të gjeni intervista dhe profile të mësuesve të cilët janë shembull për punën fisnike që bëjnë, janë shembull për t’u vlerësuar apo për t’u marrë në konsideratë; janë të dashur për brezat e shumtë që kanë arsimuar dhe u kanë dhënë dije dhe mbështetje për zgjedhjet në jetë. Në kategorinë e dytë ju gjithashtu do të gjeni plotë këshilla metodike apo edhe kuriozitete. Ndërkohë nëse do të dini si të jetoni shëndetshëm mund të lexoni artikujt e përshtatur nga redaktorët tanë. Ndërsa adoleshentët mund të informohen për gjithçka rreth zhvillimit të tyre seksual duke klikuar në nënkategorinë seksi, adoleshentët pyesin.



3. Në kategorinë e tretë "BOTA E ARGËTIMIT" ju keni mundësi të informoheni shkurt dhe qartë për gjithçka ka lidhje me kulturën, zbulimet, shkencën, sportin, teknologjinë. Në nënkategorinë hobe dhe pasione hidhen punët dhe krijimet tuaja që keni më për zemër, hobet dhe pasionet që ju ushtroni larg detyrës së punës si arsimtar, prind apo nxënës. Këndi i nxënësit i dedikohet posaçërisht nxënësve. Aty mund të gjeni krijime të mrekullueshme të tyre, si: piktura, poezi, ese, hartime, punë me dorë. Për t’u zbavitur mund të klikoni në nënkategorinë zbavitje, ku do të mund të gjeni shembuj dhe modele të ndryshme lojërash apo mënyra se si mund të bëheni pjesë të zbavitjeve të ndryshme.



Një vend të veçantë në Portalin Shkollor zënë edhe kategoritë specifike Psikologji dhe Shkencë, ku paraqiten artikujt e psikologes së njohur Denada Toçe, dhe të profesorit të fizikës Latif Ajrullai botuar edhe në librin e tij “100 shkencëtarët”.