Trajnim

QTPA trajnim më 22 qershor, moduli “Teoritë e komunikimit”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 22 qershor trajnimin për modulin “Teoritë e komunikimit”. Më poshtë gjeni detajet dhe linkun e regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë  në datën 22.06.2024 trajnimin për modulin:


 “Teoritë e komunikimit”

 

Moduli synon: Të zhvillojë aftësitë praktike të komunikimit të mësuesve si një formë e rëndësishme e ndërtimit të marrëdhënieve në shkollë. Zhvillon teknika dhe metoda të ndërtimit të aftësive të mira të komunikimit të mësuesve me grupet e interesit si: nxënës, prindër, mësues.


Moduli trajton:

Seanca 1: Procesi i komunikimit. Teoritë Schannon, Gerbner, Lasswell, Newcomb, etj.

Seanca 2: Përparësitë dhe pengesat në procesin e Komunikimit. Qëndrimi dhe situata optimale e komunikimit.

Seanca 3: Feedback dhe rëndësia e tij në komunikim. Komunikimi verbal dhe joverbal.

Seanca 4: Komunikimi në punë. Mbledhjet dhe grupi. Komunikimi në publik.

Seanca 5: Audienca dhe llojet e saj. Teoritë e audiencës.

Seanca 6: Aplikimi i aftësive të komunikimit në kontekste të caktuara. 


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/16823


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,854 Lexime
7 muaj më parë