QTA trajnim me kredite më 26-27 prill, moduli: “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”

QTA organizon më datë 26-27 prill trajnimin me kredite “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”. Trajnimi vjen në mbështetje të mësuesve të cilët përgatiten për provimin e licencës dhe portalit "Mësues për Shqipërinë”. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë duke filluar në datën 26-27.04.2025 trajnimin për modulin:


“Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit” 


Trajner: Mimoza Matraxhiu 


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me raportimin e progresit te arritjeve të nxënësve dhe format e tij duke bërë të mundur që pjesëmarrësit:


  • të kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve;
  • të zhvillojnë strategji për të përfshirë gjithë aktorët në këtë raportim; 
  • të aftësohen për të përdorur format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.


Moduli trajton:

Seanca 1: Raportimi i progresit dhe arritjeve të nxënësve, qëllimet e tij.

Seanca 2: Përftuesit e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve,

Seanca 3: Rolet e secilit përfitues gjatë raportimit dhe përgjegjësitë

Seanca 4: Format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Seanca 5: Modele të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve

Seanca 6: SMIP funksioni dhe përdorimi i tij.


 

Trajnimi vjen në mbështetje të mësuesve të rinj të cilët sapo kanë filluar të ushtrojnë profesionin e mësuesit apo edhe për ata të cilët përgatiten për provimin e licencës dhe portalit "Mësues për Shqipërinë”. 


 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 



Përfituesit e këtij trajnimi janë:

  1. Specialistë të ZVAP
  2. Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
  3. Mësues të AML



Për regjistrim linku i mëposhtëm: 

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/19650


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 



Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,697 Lexime
3 javë më parë