
QTA trajnim me kredite më 26-27 prill: "Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve"
QTA organizon më 26-27 prill trajnim për modulin: “Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve”. Trajnimi vjen në mbështetje të mësuesve të cilët përgatiten për provimin e licencës dhe portalit "Mësues për Shqipërinë”. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 26-27 prill 2025 trajnimin për modulin:
"Edukimi matematik përmes një veprimtarie komplekse të zgjidhjes së problemeve"
Trajner: Dhurata Valera
Moduli synon: rikonceptimin e kurrikulës së matematikës shkollore në vijimësi, sipas shkallëve të klasifikimit standard dhe zbatimit përmes tematikave të saj në të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar. mbështetur në strategji e përvoja kombëtare e ndërkombëtare dhe diktuar nga nevoja aktuale për përmirësim.
Moduli trajton:
- Rezultatet e të të nxënit për çdo kompetence;
- Matematika e rikonceptuar si një veprimtari komplekse e zgjidhjes së problemeve;
- Vlerësimi i nxënësve në këto këndvështrime reflektuese;
- Zgjidhja e problemeve, një proces kompleks dhe ndërveprues në matematikën shkollore;
- Nxënësi si zgjidhës i problemeve;
- Aftësimi i nxënësit për jetën dhe për të nxënë gjatë gjithë jetë;
Trajnimi vjen në mbështetje të mësuesve të rinj të cilët sapo kanë filluar të ushtrojnë profesionin e mësuesit apo edhe për ata të cilët përgatiten për provimin e licencës dhe portalit "Mësues për Shqipërinë”.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën ZOOM.
Përfituesit e këtij trajnimi janë:
- Specialistë të ZVAP
- Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
- Mësues të AML
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/19649
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.
Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTA trajnim me kredite më 3 - 4 maj, moduli: “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”
QTA trajnim më 3 - 4 maj për modulin me kredite "Mësimdhënia e kombinuar në lëndën e Historisë dhe Gjeografisë"
Regjistrime të hapura për trajnime me kredite në Qendrën e Trajnimeve dhe Projekteve Albas