
QTA trajnim me kredite më 22 mars: Zbatimi i Kurrikulës në Arsimin Fillor
Qendra e Trajnimeve Albas organizon online në Zoom trajnimin me kredite “Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”, më datë 22 mars. Fokus te kompetencat kyçe dhe analiza e procesit mësimor. Regjistrohuni më poshtë.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datë 22 Mars 2025 online, në platformën Zoom, trajnimin me kredite për modulin:
“Zbatimi i kurrikules, puna praktike dhe situata konkrete në realizimin e kurrikulës në arsimin fillor”
Moduli synon të ndihmojë mësuesit të krijojnë koncepte të qarta të zbatimit të kompetencave kyçe dhe atyre lëndore për të realizuar një lidhje të natyrshme të tyre me rezultatet dhe situatat e të nxënit.
Temat që do trajtohen:
Seanca 1: Një përmbledhje për përkufizimin e kompetencave, didaktikën në realizimin e kompetencave dhe mjedisin për zhvillimin e aftësive tek nxënësit.
Seanca 2: Standartet profesionale të mesuesit në AF dhe rëndësia e tyre në reflektimin e një ore mësimi të realizuar.
Seanca 3: Parimet bazë për të analizuar e reflektuar për procesin mësimor mbështetur në kompetencat.
Seanca 4: Mjedisi i të mësuarit për t’u aftësuar përqëndrohet tek nxënësit, pra ata duhet të mësojnë në një mënyrë kuptimplotë.
Seanca 5: Si të vlerësojmë dhe analizojmë një orë të realizuar nëpërmjet vlerësimit të nxënësit për zhvillimin e kompetencave kyç.
Seanca e 6: Veprimtari praktike, situata konkrete të analizimit dhe reflektimit profesional për një proces mësimor të realizuar.
Përfituesit nga trajnimi: Mësues të arsimit fillor
Rezultatet e pritshme
Në përfundim të këtij trajnimi përfituesi:
- të ketë një këndëvështrim të ri për të analizuar e reflektuar mbi procesin mësimor, për rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie në të gjitha fushat e ndjekura në AF;
- të ketë një vizion më të qartë mbi cilat njohuri bazë, koncepte lëndore dhe ndërlëndore, metoda e teknika ku duhet të përqëndrohet;
- të përdorin efektivisht njohuritë ekzistuese;
- të ndërtojnë nohuritë e reja mbi mënyrën si të analizojë punën personale;
- të aftësohen për t’i zbatuar në situata praktike;
- të mbështesin integrimin e njohurive dhe aftësive me praktikat e nevojshme për hulumtim e kërkimit në fusha të ndryshme.
Moduli ka 1 kredit, i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Pagesa per trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesa kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për t’u regjistruar në trajnim kliko në këtë link:
https://trajnim.arsimi.rash.al/aplikim/19304
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit [email protected]
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Denada Toçe: Mësueset ndihmëse punojnë me pasion, por duhet të jenë më të shumta në numër
Trajnime për mësuesit në mbështetje të përgatitjeve për provimet e Liçencës, Kualifikimit dhe Portalit "Mësues për Shqipërinë"
Trajnim për provimin e Kualifikimit në datën 5 shkurt për nivelin shkencor të Arsimit Fillor