FALËNDERIME

Mirënjohje në kohë pandemie

Labinot Kunushevci, sociolog, ka zgjedhur t’i drejtojë mirënjohjet të gjithë atyre që po japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme në këtë kohë pandemie. Mes tyre veçon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për këmbimet e mësimit online.

Mirënjohje pa fund për mjekët, infektologët, epidemiologët, mikrobiologët dhe infermierët që po japin maksimumin në parandalimin dhe trajtimin e të prekurve me Covid-19. 


Mirënjohje pa fund për mësimdhënësit që në kushte të jashtëzakonshme pandemie po japin kontributin e tyre përmes mësimit online. 


Mirënjohje pa fund për punëtorët dhe furnizuesit e marketeve, barnatoreve dhe gjithë ata punëtorë tjerë që detyrohen të punojnë për t'iu shërbyer qytetarëve dhe për t'i mbajtur familjet e tyre.

Mirënjohje pa fund për policët dhe zjarrëfikësit që po kujdesen për sigurinë e qytetarëve.

Mirënjohje pa fund për prodhuesit e produkteve ushqimore bazike. 

Mirënjohje pa fund për gazetarët dhe fotoreporterët profesionistë që në rrethana të rrezikshme të shëndetit publik po informojnë dhe raportojnë për situatën në vend. 


Mirënjohje pa fund për qytetarët që janë vetizoluar në shtëpitë e tyre dhe që bëjnë thirrje ''rri n'shpi''.


Mirënjohje pa fund për mirëmbajtësit e rrugëve që rrezikojnë shëndetin e tyre në këto kushte.

Mirënjohje për mirëmbajtësit dhe punëtorët që në këto kushte na sigurojnë rrymë elektrike dhe ujë të pijshëm – sistem funksional.

Mirënjohje pa fund për donatorët dhe bamirësit që po kontribuojnë dhe shpërndajnë pako ushqimore për familje të varfra dhe në nevojë. 

Mirënjohje pa fund për ata qytetarë që kur detyrohen të dalin për të blerë gjëra të nevojshme, mbajnë distancë fizike dhe përdorin masa mbrojtëse. 

Mirënjohje pa fund për ata kryefamiljarë që në këto momente dramatike, të stresit dhe panikës, qëndrojnë pranë familjeve, duke u kujdesur që ta tejkalojnë më lehtë. 

Mirënjohje pa fund për ata bujq dhe fermerë që kujdesen për prodhimin.


Mirënjohje pa fund për ata nxënës dhe studentë që këtë kohë izolimi nuk e kalojnë kot por përpiqen të mësojnë diçka të re, të bëhen më empatikë, më solidarë dhe më të dashur për familjet e tyre. 


Mirënjohje pa fund për ata prindër që i angazhojnë fëmijët e tyre në mësimin online, që i kontrollojnë në përdorimin e rrjeteve sociale ashtu që të mos përjetojnë stres dhe traumë nga presioni i lajmeve për Covid-19, që këto ditë i shfrytëzojnë për t'i edukuar dhe argëtuar fëmijët e tyre. 


Mirënjohje pa fund...



Labinot Kunushevci, sociolog


(Portali Shkollor) 

2,715 Lexime
4 vjet më parë