Matura

Fjona Parllaku, maturantja më e mirë e vitit 2016

Maturantja më e mirë e vitit 2016 zgjedh të studiojë në degën Inxhinieri Elektronike dhe Komunikim Digjital.

Maturantja më e mirë e vitit 2016 është Fjona Parllaku. Ajo është përzgjedhur më e mira mes 40. 000 maturantëve dhe është shpallur fituese në 10 degët që ka përzgjedhur në formularin A2.

Ishte shumë e vështirë për Fjonën të përzgjidhte degën ku do të vazhdonte studimet dhe të bënte regjistrimin përfundimtar. Ajo ka përzgjedhur Universitetin Epoka në Tiranë, ku do të studiojë me bursë të plotë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve në Programin e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit Digjital.

Fjona është diplomuar këtë vit nga Kolegji “Turgut Özal” Tiranë, dhe është shpallur si maturantja më e mirë në Shqipëri për vitin 2016.

Gjatë arsimimit të saj, Fjona ka fituar shumë çmime në olimpiada dhe konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërmjet të cilave, Vendin e Parë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës 2016, Medaljen e Artë në ASEF (Panairi i Shkencës dhe Inxhinierisë në Shqipëri) 2016, Medaljen e Bronzitnë Olimpiadën e Katërt Shkencore Epoka, etj.

Suksese Fjona!

2,169 Lexime
8 vjet më parë