Letra e 8-vjeçares drejtuar mjekes, Arjana Kica: Unë rri shumë mirë në shtëpi dhe nuk dal që të sëmurem
Kaltra e di shumë mirë se çfarë do të thotë mungesa e oksigjenit në trup, pasi ajo vuan nga azma. Nga letra e saj ajo i le të kuptueshme të gjithëve se, të qëndruarit në shtëpi na mban larg virusit të keq Corona dhe larg maskës së oksigjenit.
Në këto ditë të vështira për të gjithë ka spikatur një mesazh i fuqishëm nga një vajzë vetëm 8 vjeçe, e cila i ka drejtuar një letër mjekes infeksioniste Arjana Kica.
Kaltra, nxënëse e shkollës “E Kuqe” e di shumë mirë se çfarë do të thotë mungesa e oksigjenit në trup, pasi ajo vuan nga azma. Për këtë i le të kuptueshme të gjithëve se sa e rëndësishme është të merren parasysh këshillat e mjekëve, e sidomos të mjekes Arjana, së cilës i shpreh mirënjohjen e saj.
Në fakt kjo letër e vogëlushes Kaltra, u lexua nga Blendi Fevziu në emisionin e tij Opinion. Ne kontaktuam me babain e vajzës i cili na e vuri letrën në dispozicion dhe një foto të vajzës së tij, për t’i transmetuar edhe një herë të gjithëve mesazhin e rëndësishëm se të qëndruarit në shtëpi na mban larg virusit të keq Corona dhe larg maskës së oksigjenit.
Letra është kjo:
"E dashur doktoreshë Arjana
Na ishte një herë kur unë i kisha shumë frikë doktorët…por këto ditë që unë rri në shtëpi doktorët i shoh ndryshe.
Unë jam Kaltra Tafilica, jam 8 vjeçe dhe mësoj në shkollën “E Kuqe”.
Unë e di çfarë do të thotë të të mungojë oksigjeni në trup. Unë jam azmatike dhe doktorët më kanë mbajtur me maskë oksigjeni shumë herë deri sa më kanë shëruar.
Unë sot po e shkruaj këtë letër për doktoreshë Arjana Kica.
Për t’i thënë asaj që unë rri shumë mirë në shtëpi dhe nuk dal që të sëmurem.
Doktoreshë Arjana shumë faleminderit që po na ndihmon të gjithëve ne.
Ne jemi shumë mirënjohës për ty. Ti punon ditë e natë për ne që të na mbrosh.
Shumë faleminderit që na ndihmon e që na këshillon. Ti je e fortë dhe shumë trime.
Nëse ti e ke pasur ënderr këtë profesion ëndrra jote është realizuar.
Unë e di që ti nuk i përqafon fëmijët e t’u për t’i mbrojtur. E di edhe që ky Koronavirusi do kujtohet si një përrallë për ne fëmijët pas disa kohësh. Dhe ju doktorët do të jeni heronjtë e mirë të përrallës sime. Prandaj kjo letër për ty doktoreshë Arjana fillon si një përrallë me një tregim të bukur fitoreje.
Love You Kaltra!"
(Letra origjinale e Kaltra Tafilica)
(Letra origjinale e Kaltra Tafilica)
Përgatiti Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Festojmë 28-29 nëntorin!
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Festat e Nëntorit, format që zgjodhën nxënësit për të treguar dashurinë ndaj atdheut të tyre