VLERËSIME MËSUESVE

“Jeni më të mirët!”, letra mbreslënëse me të cilën i drejtohet një drejtoreshë kolegëve të saj

Kjo letër e shpërndarë në rrjetet sociale, ka marrë vëmendjen për pozitivitetin që përcjell për të gjithë ata mësues të cilët po punojnë tej orareve për të realizuar sa më mirë misionin e tyre edhe me mësimin e zhvilluar online. Vlen për të gjithë ju!

Të nderuar kolegë, 


kemi përfunduar disa javë mësimi on line me jo pak vështirësi në këtë situatë që na gjeti të papërgatitur e në këtë luftë që na gjeti të paarmatosur.


Kemi kaluar vështirësi bashkë, të cilat na kanë bërë të kuptojmë se përballimi i tyre të bën më të fortë.


Kemi realizuar ide, projekte, detyra që na kanë rritur profesionalisht, kemi qarë hallet me njëri -tjetrin si një familje e madhe, kemi kaluar momente të paharruara e kemi krijuar kujtime të mrekullueshme bashkë.


Kemi kuptuar se pavarësisht hatërmbetjeve të momentit, ne e vlerësojmë njëri-tjetrin.


Kjo situatë na bëri të përforcojmë faktin se sa shumë vlejmë NE, armata e mësuesve dhe se sa shumë i rëndësishëm është misioni ynë.


Ndaj, të nderuar kolegë, më lejoni edhe një herë që t'ju shpreh mirënjohjen time personale dhe në emër të të gjithëve ju, duke ju thënë se JENI MË TË MIRËT! 



(Irena Elezi, Drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Grekan, Belsh, Elbasan)

(Një pjesë e stafit të shkollës 9-vjeçare Grekan, Belsh, Elbasan)

(Një pjesë e stafit dhe e nxënësve të shkollës 9-vjeçare Grekan, Belsh, Elbasan)


(Portali Shkollor) 

7,212 Lexime
4 vjet më parë