TË SHKRUAJMË SAKTË

Emra që shkruajmë gabim në 90 % të rasteve

Sipas disa studimeve vetjake, kam vërejtur se në 90% të rasteve, disa emra mashkullorë, si: baba, vëlla, xhaxha etj., në rasën kallëzore, trajta e shquar, shkruhen GABIM.

Babanë apo babain

Vëllanë apo vëllain?


Sipas disa studimeve vetjake, kam vërejtur se në 90% të rasteve, disa emra mashkullorë, si: baba, vëlla, xhaxha etj., në rasën kallëzore, trajta e shquar, shkruhen GABIM: babain, vëllain, xhaxhain etj. 

Ndërkohë, këta emra në këtë rasë e trajtë duhet të dalin: BABANË, VËLLANË, XHAXHANË etj.


Këtë na e thotë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, f. 79, si dhe “Morfologjia e gjuhës shqipe”,  botim i ASHSH-së, f. 114.



Përgatiti: Sevi Lami Agolli

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 


5,722 Lexime
4 vjet më parë