Pse në disa raste parimi fonetik i gjuhës shqipe “nuk gjen zbatim”? Pse disa fjalë ndryshe shkruhen e ndryshe lexohen?
Besoj se ju ka ndodhur të habiteni me një fjalë që e keni shqiptuar ndryshe për një kohë të gjatë, por trajta e saktë e saj është ndryshe nga ajo që dini! Kjo është një dukuri normale, që ndodh gjatë nyjëtimit (formimit) të këtyre tingujve në aparatin tonë të të folurit.
Mirëmëngjesi apo Mirëmëngjezi?
Dakord apo Dakort?
Gjigand apo Gjigant?
Ekzistoj apo Egzistoj?
Pse disa fjalë ndryshe shkruhen dhe ndryshe lexohen?
Pse në disa raste parimi fonetik i gjuhës shqipe “nuk gjen zbatim”?
Parimi themelor i drejtshkrimit të gjuhës shqipe, ndryshe nga shumë gjuhë të tjera, është parimi fonetik i saj, kur fjalët shkruhen, ashtu siç lexohen. Mirëpo edhe në gjuhën shqipe ndodh që disa fjalë, edhe pse shkruhen ndryshe, shqiptohen ndryshe.
Për shembull:
- shkruajmë: zog, asgjë, mesditë, shfaq, mëngjes, këndes, argjend, ekzistencë, dakort, gjigand etj.
- por shqiptojmë: zok, azgjë, mezditë, çfaq, mëngjez, këndez, argjent, egzistencë, dakord, gjigant etj.
Këtu ndodh dukuria e shurdhimit ose e zëshmërisë së bashkëtingëlloreve, kur dhe parimi fonetik nuk “gjen zbatim”.
Por çfarë është kjo dukuri dhe përse ndodh?
Në gjuhën shqipe bashkëtingëlloret ndahen në:
- të zëshme: b, d, dh, h, g, gj, v, x, xh, z, zh.
- të shurdhëta: m,n,nj,j,l,ll,r,rr,p, t, th, k, q, j, c, ç, s, sh.
Dukuria e shurdhimit ose e zëshmërisë së bashkëtingëlloreve ndodh kur, në një fjalë, kemi dy bashkëtingëllore të zëshme ose dy të shurdhëta. Duke qenë se gjatë nyjëtimit të tyre në aparatin e të folurit hasim vështirësi, për lehtësi shqiptimi ne shurdhojmë njërën kur kemi dy bashkëtingëllore të zëshme (zog-zok, në këtë rast g-në e zëshme e shurdhojmë dhe e bëjmë k, sepse edhe z-ja është e zëshme dhe kështu krijohet lehtësi shqiptimi) dhe e kundërta, e bëjmë të zëshme tjetrën, si p.sh.: këndes-këndez (meqë k-ja është e shurdhët, e bëjmë të zëshme s-në, duke e kthyer në z).
Të vëna përballë njëra-tjetrës, bashkëtingëlloret e shurdhëta të gjuhës shqipe kanë gjegjëse të tyre këto bashkëtingëllore të zëshme:
P bëhet B; T-D, TH-DH; K-G, Q-GJ, F-V, S-Z; SH-ZH, C-X; Ç-XH etj.
Përgatiti: Sevi Lami Agolli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Driton Reshani: Fjalë të huaja, që mund të zëvendësohen me fjalët e gurrës shqipe
Takimi i dy shkronjave të njëjta në një fjalë
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin