Projekti

“5 vite së bashku”, revista më e veçantë shkollore nga mësuesja Majlinda Hallanjaku për nxënësit e saj

Mësuesja Majlinda Hallanjaku e shkollës “Andon Xoxa” në Fier ka përmbledhur foto të pesë viteve të nxënësve të saj, të projekteve, veprimtarive, orëve mësimore dhe edukative si dhe krijimtarinë e secilit prej tyre në një revistë origjinale. Në fund, ajo u ka dedikuar nxënësve një letër tejet emocionuese...

Mësuesja Majlinda Hallanjaku ka zgjedhur ta përmbledhë në një formë tejet të veçantë punën e palodhur dhe me plotë pasion që ka bërë me nxënësit e saj, që sapo kanë përmbyllur ciklin e arsimit fillor, atë 5-vjeçar. 


“5 vite së bashku” e ka titulluar ajo revistën në të cilën ka përmbledhur foto të pesë viteve të projekteve, veprimtarive, orëve mësimore dhe edukative si dhe krijimtarinë e secilit prej nxënësve.


Projekte të tilla të ngjallin frymëzim për misionin që mësuesit kanë dhe veçanërisht për rezultatet reale që ndikojnë të brezat tanë të së ardhmes, ndaj ne vendosëm ta ndajmë me të gjithë ju.  Në fund të përmbledhjes “Revista jonë” , mësuese Majlinda u dedikon nxënësve edhe një letër e cila është tejet emocionuese dhe me këshilla plotë vlerë...


Ju ftojmë ta shihni më poshtë...

Projekti ndërlëndor “Revista jonë” u finalizua me në koncert i cili ishte njëkohësisht një përmbyllje e një cikli 5 vjecar studimesh të këtyte femijëve. Pregatitja për këtë koncert u bë pas testimit të VANAF brenda një kohe mjaft të shkurtër. Fëmijë së bashku me mësuesen e tyre e realizuan më së miri.

Momente nga finalizimi i këtij projekti, realizuar me një koncert

Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,779 Lexime
1 vit më parë