
Revista e ditëve të mësimit viral, realizim nga nxënësit dhe mësuesja e klasës IX-A, shkolla "Muhamer Esat Minarolli"
Ajo mund të cilësohet si revista e momentit, apo e mësimit virtual: realiteti, rutina, bashkëpunimi i këtyre ditëve dhe trinomi mësues-nxënës-prindër, në luftën kundër Koronavirusit e në mbështetje të njëri-tjetrit. Lexojeni për të parë punimet e saj.
Nën kujdesin e mësueses Albana Toçka, nxënësit e klasës së 9-A, të shkollës 9-vjeçare "Muhamer Esat Minarolli", Pogradec, kanë realizuar një revistë vërtetë të veçantë për këtë periudhë mësimi siç tashmë e quajmë të gjithë, on-line.
Në të nxënësit kanë pasqyruar krijime të tyre, ese, poezi, opinione, piktura etj, por edhe mesazhe nga vetë prindërit. Për ta parë më nga afër ne ju ftojmë ta lexoni këtë revistë modeste në formatin PDF.
Projekt: "Revista e ditëve të mësimit viral"
Bashkëpunim: trinomi Nxënës -prindër -Mësues
Klasa: IX
Shkolla: "Muhamer Esat Minarolli", Pogradec
Lënda: Gjuhë shqipe
(Portali Shkollor)
Mesazhet më të bukura të nxënësve shqiptar për Ditën e Tokës në Portalin Shkollor
“Një yll i ri në teknologjinë shqiptare” – Amir Kovaçi fiton Olimpiadën Kombëtare në TIK
"Pensioni... nuk mund ta mendoja jetën pa nxënës"