SUGJERIME

Zbuloni “gjuhën e dashurisë” të nxënësve tuaj

Secili fëmijë meriton të duhet, pavarësisht se puna me ndonjërin prej tyre mund të jetë e vështirë. Por kjo nuk duhet t’ju stepë, sepse çdo nxënës është unik në prirjet e tij.

Kontakt me sy shoqëruar nga një buzëqeshje. Lidhjet patjetër vijnë përmes kontaktit me sy. Ky kontakt dërgon mesazhin e pranimit dhe dashurisë, ose mosmiratimit dhe refuzimit. Mendoni për buzëqeshjet e rastësishme që merrni nga ata që doni. Ju krijohet një ndjenjë e ngrohtë dhe e sigurtë. E njejta gjë ndodh edhe me nxënësit tuaj.


Zgjidhni fjalë pozitive. Si edukatorë, ju me siguri e dini ndryshimin midis nxënësve që thonë "Po, mësues" me një ton të dashur dhe "Po, mësues" me një ton frike dhe pasigurie. Bëni kujdes me fjalët që përzgjidhni. Gjithashtu toni i zërit duhet të jetë i mirëmenduar. Edhe një "Mirëmëngjes Toni, si ia kalove mbrëmë?" me tonin e duhur mund të krijojë atmosferën e mirësisë dhe dashurisë që kërkoni në klasën tuaj.


Bëni pyetje. Imagjinoni sikur ju gjendeni vetëm në një ambient me një person që nuk e njihni. Si do të ndiheshit? Sigurisht që komunikimi juaj do të ishte shumë i ngurtë. Bëjini nxënësve pyetje në lidhje me hobet e tyre, ushqimet e preferuara, librat, motrat, vëllezërit, etj. Nëse e ndjeni të nevojshme, mbani një ditar me përgjigjet që ju kanë dhënë në mënyrë që të mund të reflektoni më vonë. 


Jini i pranishëm. Si edukatorë, një nga sfidat më të vështira është të jesh i pranishëm për secilin fëmijë. Ndonjëherë duhet menduar për 100 gjëra njëkohësisht. Prezenca është dhurata më e bukur që mund t’i jepni nxënësit tuaj. 


Krijimi i një rutine të veçantë. Lidhjet amplifikohen përmes tre elementëve kryesorë: kontakti me sy, prekja fizike dhe argëtimi. Meqenëse të përqafosh çdo nxënës është e pamundur shfrytëzoni lidhjet e tjera. 


Gjeni "Gjuhën e Dashurisë" të nxënësit tuaj . Pesë gjuhët e dashurisë së fëmijëve janë: prekja fizike, fjalët e pohimit, koha cilësore, dhuratat dhe aktet e shërbimit. Nxënësit kanë nevoja spcifike, ndaj njihuni me gjuhën e secilit. 


Duajini ata. A mund të gjeni diçka që ju pëlqen ose vlerësoni tek secili nxënës? Secili fëmijë meriton të duhet, pavarësisht se puna me të mund të jetë e vështirë. 




Përktheu P.Shtini

Burimi: https://www.weheartedu.com/7-ways-to-show-your-students-love/


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,081 Lexime
3 vjet më parë