Informacioni digjital

Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë

Informacionin për arritjet e fëmijës tuaj për periudhën e parë të vitit shkollor 2023-2024 (në çdo kohë) dhe jo vetëm, e shihni nëpërmjet portalit të shërbimeve publike “e-Albania”. Hapat që duhet të ndiqni i gjeni më poshtë.

Informacionin për arritjet e fëmijës tuaj për periudhën e parë të vitit shkollor 2023-2024 (në çdo kohë) e shihni nëpërmjet portalit qeveritar të shërbimeve publike “e-Albania”.


Hapat që duhet të ndiqni për të hapur fletët informuese të fëmijës tuaj janë këto:


1. Logohu në e-Albania/ https://e-albania.al

2. Identifikohuni me ID dhe fjalëkalimin tuaj

3. Klikoni tek “Hapësira ime”

4. Klikoni “Dokumentet e mia”


Në këtë hapësirë ju do të keni një dokument me emrin “Fleta Informuese”, e cila pasi të shkarkohet do të jetë e ruajtur si dokument në telefonin apo kompjuterin tuaj.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,636 Lexime
3 muaj më parë