Tonaliteti i zërit, elementi determinat i një raporti të suksesshëm mësues-nxënës
Mësuesit të cilët dinë të komunikojnë me nxënësit e tyre, arrijnë shumë sukses në këtë profesion. Sidoqoftë interaktiviteti ynë me ta është po aq i rëndësishëm sa gjërat që u mësojmë.
Mësuesit të cilët dinë të komunikojnë me nxënësit e tyre, arrijnë shumë sukses në këtë profesion. Sidoqoftë interaktiviteti ynë me ta është po aq i rëndësishëm sa gjërat që u mësojmë. Çdo mesazh pozitiv që nxënësi merr, i shërben të ardhmes sëtij, pra një plani afatgjatë.
Toni me të cilin flisni është shumë i rëndësishëm. Nëse mësuesit nuk janë të vëmmendshëm me tonin e tyre ateherë problemet që mund te shkaktojnë janë shumë të mëdha. Qeniet njerëzore janë shumë të ndjeshme ndaj komunikimit. Kini pak vëmendje për të kuptuar atë që shkakton tonaliteti i zërit, pra jo thjesht fjalët me kuptimin që ato mbartin, por edhe tonaliteti i zërit, muzika që e shoqëron atë.
Ajo se çfarë thua dhe mënyra si e thua kanë impakt të madh tek nxënësit. Ja disa shembuj që do të ndihmojnë nxënësit tuaj të marrin hapa në zhvillimin e tyre profesional dhe jo vetëm. Ato do të jenë nxënës të kultivuar dhe njerëz mjaft socialë në këtë mënyrë.
Përshëndetja e mëngjesit është shumë e rëndësishme. "Mirëmëngjesi", është fjala kyçe me të cilën duhet të fillojë dita. Një lidhje personale, e cila i lejon nxënësit të fitojnë lirinë e tyre. Shumë mësues e harrojnë këtë fat të rëndësishëm, duke ndërtuar mure me nxënësit e tyre. Madje ka mësues që i japin dorën nxënësve të tyre, duke i trajtuar në këtë mënyrë me shumë respekt.
Si po shkon? Adoleshentët në veçanti u intereson shumë të dinë nëse të rriturit interesohen për ta në tërësi si person. Kjo do të thotë që ju duhet të dini gjithçka rreth tyre. Nëse ju jeni mësues historie dhe nxënësi juaj nuk është i apasionuar pas historisë, ju duhet të keni informacion rreth pasioneve të tij. Ai mund të shkëlqejë në matematikë.
Bravo që provove diçka të re. Ti mud t'ia dalësh, si gjithmonë. Ndonjëherë suksesi nuk lidhet vetëm me një përgjigje. Ndonjëherë suksesi vjen me rrezikun që ndërmerr një person. Shpeshherë duhet t'i inkurajoni nxënësit tuaj të ndërmarrin rreziqe.
Fokusohuni në gjëra pozitive. Kur nxënësit janë në vështirësi, mos mendoni negativisht,apo mos i mbushni ata me energji negative. Por, qetësojini dhe duhet t'i thoni që herën tjetër gjërat do të shkojnë më mirë. Edhe nëse nxënësi juaj bën një sjellje të gabuar, mos reagoni menjëherë.
Unë e di që ti mundesh. Ju duhet të jeni të sinqertë, kur vjen puna te nxënësit tuaj. Mos jini shumë të shtrënguar me ta, por jini të sinqertë rreth punës së tyre.
(Përshtati Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV