Testim, gjuha shqipe, klasa e VIII
Ky model testimi në lëndën e gjuhës shqipe VIII është përgatitur nga redaksia e Shtëpisë Botuese Albas. Të tjera teste, plane mësimore dhe ditarë për të gjitha temat i gjeni në librin e mësuesit ose mund t’i shkarkoni falas duke klikuar në albas.al
TEST
GRUPI: A
EMRI _____________________
Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve.
(Prometeu)
OQEANI
Promete, s’e ditke se për zemërimin
bari më i fortë është fjatë e mirë?
PROMETEU
Është, po kur thuhet në çastin që duhet
Dhe jo kur mundohesh ta zbutësh me forcë
Shpirtin q’e ka zënë një inat I fortë
OQEANI
Thuajmë ç’të ligë sheh në një përçapje
Që ka për t’u bërë me guxim e mend?
PROMETEU
Unë shoh në të
Mendje krejt të lehtë dhe mundim të kotë
OQEANI
Oh! Më ler të dergjem me këtë sëmundje;
Ësht’ më I madh fitimi që sjell mençuria,
Kur ka për tu dukur si një çmenduri
PROMETEU
Shih se mos vajtimi që po bën për mua
Mos të shkaktojë ndonj’ armiqësi
OQEANI
Mos kërkon të thuash për armiqësi
Me atë që rishtas fuqiplot sundon?
OQEANI
O Promete !
Vuajtja jote ësht mësim për mua
PROMETEU
Ik, largohu shpejt, dhe për gjithmonë
Ki këtë mendim
PROMETEU
Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh
sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
më e madhja është kjo:
kur nga sëmundjet të shkretët njerëz vuanin,
kur as barna, as lëngje për të pirë,
as përzierje për t’u fërkuar nuk kishin
që të hiqnin sëmundjet
dhe lëngonin dhe vdisnin.
Krejt pa mjekim
atyre u tregova mënyrat, lëngjet
se si t’i përziejnë dhe t’i përdorin
kundër çdo lëngatë
U kam shpjeguar si të parashikojnë atë që vjen
dhe cilat ëndrra dalin e cilat s’dalin,
fjalët që të yshtin;
kuptimin e shenjave që shikon një udhëtar
kur ecën rrugës
dhe si dallojnë fluturimin e mbarë
nga ai i prapt i zogjve sqepmëdhenj me kthetra.
U shpjegova tër huqet e zogjve,
si ushqehen, armiqsohen dhe duhen;
si vallëzojnë tufa-tufa.
Se çngjyr’ e formë kanë rropullitë e kafshëve
kur bëhen fli, që hyjeve gëzim t›u sjellin
ngjyrën edhe njollat që shfaqen shpesh
në shpretkë e mëlçi.
Me dorën time
poqa zverk e kofshë të lyera
krejt në dhjamë
dhe u bëra mësues i njerëzve
n’artin e mistershëm.
Të gjith’ ogurët, që tregojnë flaka, e zjarri
dhe që fare s’i kuptonim më parë,
ua shpjegova un’ atyre.
Po arin, bakrin, hekurin, argjendin
dhe gjithë zejet e dobishme
kush veç meje mund të thotë
se i nxorri nga gjiri i nëntokës
për dobi të njerëzve?
Askush nuk mund të thotë,
po nuk desh të m’urrej krejt pa turp?
T’i bie më shkurt, të gjitha artet dhe mjeshtëritë
njerëzit e vdekshëm i mësuan nga Promete
Zgjidhni alternativën e saktë.
1. Gjatë dialogut mes Prometeut dhe Oqeanit, Prometeu ndodhet: (1 pikë)
a. i burgosur në Olimp;
b. i mbërthyer në shkëmb;
c. i lirë mes njerëzve;
d. mes perëndive që e përkrahin.
2. Zjarri simbolizon: (1 pikë)
a. të mira materiale e bollëk;
b. ngrohje dhe dritë;
c. dije dhe dituri;
d. më shumë tokë e pasuri.
3. Renditni të paktën 5 të mira që u solli Prometeu njerëzve me zjarrin (1 pikë)
_______________________
_______________________
_______________________
_______________________
_______________________
4. Formuloni bukur mesazhin e fragmentit (2 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
5. Emërtoni tri nga fushat e shkencës që dalin në tekst nga fjalët e Prometeut, në të cilat ai i ndihmoi njerëzit përmes zjarrit që u dhuroi. (3 pikë)
_______________________ _______________________ _______________________
6. Çfarë klime mbizotëron në dialogun mes Prometeut dhe Oqeanit? Pse? Çfarë tregon qëndrimi i Oqeanit ndaj Prometeut? Ilustro secilën përgjigje me vargje nga teksti. (4 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
7. A mendoni se Prometeu tashmë ishte i destinuar të mbetej vetëm jo vetëm se u mori perëndive zjarrin, por edhe se ata që e donin dhe e nderonin nuk mund t’i qëndronin pranë? Pse? Ku duket kjo? Argumentoni. (3 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
8. Çfarë ndjesie mbizotëron në fjalën e Prometeut për shpikjet që u mundësoi njerëzve. Argumentoni me vargje dy prej tyre. (4 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
9. Jepni kuptimin e fjalës dergjem, mbështetur dhe nga konteksti. (1 pikë)
_________________________________________________________________
10. Gjeni në vargjet e mëposhtme një epitet dhe një krahasim. (2 pikë)
OQEANI
Ësht’ më i madh fitimi që sjell mençuria,
kur ka për t’u dukur si një çmenduri.
PROMETEU
Ja, pra, po u bindem fjalëve të tua.
Zogu ky që ecën me të katër këmbët
Rrugën fort të gjatë çan me krah të lehta
Pyetje rreth sistemit gjuhësor
1. Dalloni pjesët e fjalisë së mëposhtme dhe emërtoni pjesët e nënrenditura. (3 pikë)
Të gjith’ ogurët, që tregojnë flaka, e zjarri
dhe që fare s’i kuptonim më parë,
ua shpjegova un’ atyre.
2. Gjeni përgjigjen e saktë. Pjesa e nënvizuar e fjalisë është: (1 pikë)
U kam shpjeguar si të dallojnë fluturimin e mbarë nga ai i prapt i zogjve sqepmëdhenj me kthetra.
a. pjesë e nënrenditur mënyrore;
b. pjesë e nënrenditur kundrinore;
c. pjesë e nënrenditur krahasore;
d. pjesë e nënrenditur lejore.
3. Formoni një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditur qëllimore (1 pikë)
____________________________________________________________
4. Ktheni fjalinë e përbërë me bashkërenditje në fjali me pjesë të nënrenditur rrethanore. (2 pikë)
Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
____________________________________________________________
5. Vazhdojeni fjalinë e dhënë me një pjesë të nënrenditur përcaktore. (1 pikë)
Se çngjyr’ e formë kanë rropullitë e kafshëve
6. Cilit stil i përket teksti i mësipërm. Argumentoni duke dhënë dy veçori të tij. (3 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
7. Ktheni ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë duke respektuar rregullat drejtshkrimore. (4 pikë)
PROMETEU
Unë shoh në të
mendje krejt të lehtë dhe mundim të kotë.
___________________________________________________________________
OQEANI
Mos kërkon të thuash për armiqësi
Me atë që rishtas fuqiplotë sundon?
Nota | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pikët | 0‒9 | 10-13 | 14-17 | 18-23 | 24-29 | 30-33 | 34-37 |
Më poshtë ju mund të shikoni përgjigjet e testit.
GR B
EMRI _____________________
Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim.
(Prometeu)
HEFESTI
Ja dy, Pushet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
(Prometeut)
O bir i mençur i Temidës s’drejtë,
pa dashjen time, për të keqen tënde.
Do të mbërthej në këtë shkëmb të shkretë,
ku as fytyrë, as fjalë prej njeriu
nuk do dëgjosh, nuk do shikosh,
ku dielli lëkurën krejt do ta përcëllojë.
Vet’ zot, përbuze zemërimn e rëndë
te hyejve të tjerë, kur ti njerëzve
u dhe me shumë nga ç’e meritonin,
mbi shkëmb të shkretë roje do qëndrosh,
pa thyer gjunjët, sytë pa i mbyllur,
dhe mijëra ankime të përvajshme
ti erës krejt me kot do t’i drejtosh,
se Zeusi s’ka mëshirë e kurrë nuk zbutet
i ashpër është çdo sundimtar i ri.
PROMETEU
Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më coptohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
…..Dhe hesht, veç hesht!
njerëzin’ e bëra të përbuzë vdekjen.
Tani do t’ju rrëfej
për mjerimet e njerëzve e shkretë.
Si çiliminj dikur nga mendja
e unë dhe i bëra të mençur.
Më parë njerëzit kishin sy dhe s’shihnin,
i kishin veshët dhe asgjë s’dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,
të turbullta, të mjera zvarriteshin
nga njeri brez, në tjetrin.
S’linin gjë pa ngatërruar.
Nuk dinin as shtëpi qerpici të ndërtonin,
se punimin e drurit nuk e njihnin.
Nëpër shpella nën, dhè
ku s’futej dielli kurrë dergjeshin si milingonat.
Nuk i njihnin shenjat që stinët i dallojnë
në mes tyre: as dimrin e acartë,
as pranverën plot lule, as edhe verën frutaplotë.
kështu diktonin djersën kot me kot,
gjersa i parë u tregova lindjen dhe perëndimin e yjeve që janë shkenc’ e shkencave, i shpika për ta.
U dhashë shkronjat, të renditura pas rradhës,
duke u forcuar kujtesën,
që është mëma e të gjitha muzave
i pari unë vura kafshët e egra nën zgjedhë,
i mësova si ngarkesa të mbajnë
dhe si t’u shërbejnë njerëzve,
nga punët e rënda duke i shpëtuar.
Jo. Askush veç meje nuk i ka shpikur lundrat
krahëlira që çajnë detin me vërtik.
Aherë njerëzia binte në sëmundje,
s’dinte si të mpronte veten nga këto,
s’kish ushqim që duhej as ndonjë ilaç
që duke e pirë ose duke u lyer
një shërim të gjente;
e kështu pësonin nga mungesë barërash,
derisa atyre u tregova unë,
si t’i përziejnë lëngjet q’janë të buta
edhe t’i përdorin për çfarëdo sëmundje.
Medet sa shpikje të dobishme bëra unë dhe njerëzit, ndërsa për vete s’gjej mjet për të shpëtuar nga ky kob i madh
Zgjidhni alternativën e saktë.
1. Prometeu po ndëshkohet sepse: (1 pikë)
a. kundërshtoi Zeusin në Olimp;
b. u dha zjarrin njerëzve;
c. ngriti krye në Olimp kundër Zeusit;
d. desh të rrëzonte nga fron
2. Renditni tri nga fushat e shkencës që njerëzit morën zhvillim nga zjarri që u dha Prometeu.
1. _______________________ (3 pikë)
2. _______________________
3. _______________________
3. Çfarë na thonë vargjet e para për karakterin e Hefestit? Si ndihet ai? Pse? (3 pikë)
__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
____________________
4. Jepni mesazhin që përcillet në fragment. (2 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
5. Ilustroni me vargje nga teksti çastet kur Prometeu ndihet krenar dhe i dëshpëruar (2 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
6. Gjeni domethënien e emrave në vargun e parë, që përmenden nga Hermesi? Pse autori i përdor këta të dy për të ekzekutuar urdhrin e Zeusit? (3 pikë)
Ja dy, Pushtet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
_________________________________________________
_________________________________________________
7. Në fragmentin e dhënë gjeni një antitezë dhe një krahasim? (2 pikë)
Më parë njerëzit kishin sy dhe s’shihnin,
i kishin veshët dhe asgjë s’dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,
të turbullta, të mjera zvarriteshin.
____________________ _______________________
8. Shpjegoni kuptimin e fjalës zgjedhë në shprehjen “I vura nën zgjedhë”. (2 pikë)
zgjedhë_____________________________________________________
9. Thoni kuptimin e vargjeve të mëposhtme. Në ç’përfundim dalim nga vargu i fundit? (2 pikë)
…se Zeusi s’ka mëshirë e kurrë nuk zbutet
i ashpër është çdo sundimtar i ri.
____________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
Pyetje rreth sistemit gjuhësor
1. Dalloni në fjalinë e mëposhtme pjesët e saj dhe emërtoni pjesët e nënrenditura (3 pikë)
Aherë njerëzia s’kish ushqim që duhej as ndonjë ilaç derisa atyre u tregova unë, si t’i përziejnë lëngjet
q’janë të buta.
2. Gjeni përgjigjen e saktë. Pjesa e nënvizuar e fjalisë është: (1 pikë)
Nëpër shpella nën, dhè ku s’futej dielli kurrë dergjeshin si milingonat.
a. pjesë e nënrenditur mënyrore;
b. pjesë e nënrenditur vendore;
c. pjesë e nënrenditur përcaktore;
d. pjesë e nënrenditur ftilluese.
3. Formoni një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditur shkakore (1 pikë)
_____________________________________________________
4. Ktheni fjalinë e përbërë me bashkërenditje në fjali me pjesë të nënrenditur rrethanore. (2 pikë)
Sa shpikje të dobishme bëra unë dhe njerëzit, ndërsa për vete s’gjej mjet për të shpëtuar.
1. Përfundojeni fjalinë e dhënë me një pjesë të nënrenditur kundrinore (1 pikë)
Tani do t’ju rrëfej
2. Argumentoni cilit stil i përket teksti i mësipërm, duke dhënë dy veçori të tij (3 pikë)
3. Ktheni ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë duke respektuar rregullat. (4 pikë)
HEFESTI
Pa dashjen time,
Do të mbërthej në këtë shkëmb të shkretë,
__________________________________________________________________
PROMETEU
Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më copëtohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
Nota | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 |
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pikët | 0‒9 | 10-13 | 14-17 | 18-23 | 24-29 | 30-33 | 34-37 |
Më poshtë ju mund të shikoni përgjigjet e testit.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11