Model

“Të drejtat e fëmijëve”, projekt për klasat e dyta

Projekti “Të drejtat e fëmijëve”, realizuar nga mësuesja Elisabeta Cepele në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Kothere” në Kuman, ka për qëllim të edukojë nxënësit e klasave të dyta mbi rëndësinë e të drejtave të fëmijëve. Projekti inkurajon mendimin kritik, kreativitetin, ndërgjegjësimin etj, për këto të drejta.

Projekti “Të drejtat e fëmijëve” ka për qëllim edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit tek nxënësit e klasave të dyta mbi rëndësinë e të drejtave të fëmijëve, duke u bazuar në Konventën Ndërkombëtare të Drejtave të Fëmijëve. Ky projekt është realizuar nga mësuesja Elisabeta Cepele, në shkollën 9-vjeçare “Rexhep Kothere” në Kuman me rastin e provimit të kualifikimit që kjo mësuese ka dhënë. 


“Projekti i mësueses Elisabeta Cepele mbi ‘Të drejtat e fëmijëve’ është shumë më tepër sesa një punë shkollore – është një mision që prek zemrat dhe ndërgjegjen e çdokujt që beson në një të ardhme më të mirë. Me përkushtim, dashuri dhe ndjeshmëri, ajo u ka dhënë fëmijëve zërin që shpesh u mohohet, i ka ndriçuar me dije dhe i ka frymëzuar që të njohin vlerat, të kërkojnë drejtësi dhe të rriten si qytetarë të denjë. Çdo fjalë, çdo vizatim, çdo mesazh i përfshirë në këtë projekt është një dritare nga ku shohim një shoqëri që fillon të ndryshojë për mirë, nga edukimi, nga shkolla, nga klasa ku mësuesja nuk mëson thjesht lëndë, por jetën vetë. Mësuese Beta, ju jeni shembulli që na kujton se fuqia e ndryshimit nis nga një zemër e madhe që beson te fëmijët. Faleminderit që jeni frymëzim!” – kështu ka pohuar drejtoresha Mimoza Xhindi, për mësuese Elisabetën e cila u vlerësua me vlerësimin “Shkëlqyeshëm!”.   

Më poshtë gjeni projektin në formatin PDF


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,709 Lexime
2 ditë më parë