Vlerësimi

Instrumentet dhe teknikat e vlerësimit

Gjatë shtjellimit të njësisë mësimore, përdoren të gjitha format, metodat dhe mjetet e punës mësimore, duke u nxitur maksimalisht aktiviteti i nxënësve dhe përvetësimin e diturive të reja përmes teknikave të reja mësimore

Organizimi i punës mësimore në krahasim, me punën në shkollat tradicionale, ndryshon jo vetëm për nga forma dhe përmbajtja organizative, por edhe në pikëpamje të qëllimit dhe të detyrave të parashtruara për realizimin e përmbajtjeve  edukative dhe arsimore. Prandaj me të drejt mund të konstatohet se kjo etapë në shkollën e vjetër ka pasur karakter "të ligjërimit" në kuptimin e dhënies së diturive të reja nxënësve, kurse në shkollën e re ka karakter të "fitimit" të pavarur të diturive të reja mbi baza të shumëllojshmërisë së metodave, teknikave të reja të mësimit dhe formave të punës mësimore. Gjatë shtjellimit të njësisë mësimore, përdoren të gjitha format, metodat dhe mjetet e punës mësimore, duke u nxitur maksimalisht aktiviteti i nxënësve dhe përvetësimin e diturive të reja përmes teknikave të reja mësimore. 


Duke u angazhuar maksimalisht në mësim dhe duke zhvilluar në shkallë të lartë punën e tyre të pavarur, nxënësit përvetësojnë dituri të reja dhe formojnë shprehi dhe shkathtësi për punë dhe duke formuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre për punë të pavarur ata përgatiten për zgjerimin dhe pasurimin e njohurive të fituara më parë.        

                     

Suksesi i duhur i punës së arsimtarit dhe nxënësve në këtë etapë mbështetet në organizimin e drejtë të saj dhe në zhvillimin e drejtë të punës paraprake në etapën përgatitore të nxënësve. Instrumentet mësimore dhe teknikat mësimore janë mjete të rëndësishme për realizimin e objektivave ose qëllimeve mësimore, me anë të së cilëve mësuesi, pas taktikës realizon teknikën për objektivat e  orës .           

                   

“Mësimdhënësi i lëndës dhe shkolla duhet të zgjedhin dhe të zbatojnë një numër të mjaftueshëm instrumentesh për matjen dhe vlerësimin siç janë:


• Vrojtimi;

• Pyetësori (vetëvlerësim);

• Raporti me shkrim i një punë praktike apo një hulumtimi;

• Të shprehurit me gojë;

• Të shprehurit me shkrim;

• Fleta kontrolluese (përdoret për shkathtësi manovruese të nxënësit);

• Dosja apo portfolio (vetëvlerësim);

• Testi i bazuar me kritere apo objektiva;

• Testi i pritshmërisë i ndërtuar nga kërkesa (pyetje);

  • me përgjigje alternative të shumta;
  • me përgjigje të hapura të shkurtra;
  • me përgjigje të hapura të zgjeruara;

• Teste të standardizuara;

• Teste me libra të hapura; 

• Fleta për evidentimin e përparimit;

• Çek lista nga njësi të ndryshme;

• Lista holoistike; 

• Prezantime verbale të nxënësve; 

• Prezantime praktike  të nxënësve; 

• Raporte të bazuara në fakte; 

• Ese; 

• Projekte; 

• Lista evidentuese për vlerësim, etj.


Referenca: Njazi Zylfiu, (2005), Didaktika, Prishtinë, Tigemate, fq.450


(Rabije Osmani, Portali Shkollor)

34,895 Lexime
6 vjet më parë