Projekt kurrikular ndërlëndor, klasa e I
Mësuesja e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare "Edith Durham" Aida Cela ka hartuar një projekt kurrikular ndërlëndor me temë “Të drejtat e fëmijëve”. Ju mund të shikoni se si është ndërtuar projekti hap pas hapi.
Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham” Tiranë
Arsimi Fillor
Klasa e I
Projekt kurrikular ndërlëndor
Të drejtat e fëmijëve
Jepini fëmijës më shumë liri, le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë qetësi. Ata kanë nevojë për një zemër të duruar, që t’i dëgjojë, për krahë të hapura që i pranojnë dhe duar të sjellshme që i drejtojnë.
Titulli i projektit: Të drejtat e fëmijëve
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim të zhvillojë kompetencën e komunikimit dhe të shprehurit, të zhvillojë aftësinë e të punarit në grup për një qëllim të përbashkët, të zhvillojë kompetecën qytetare, bashkëpunimin me njeri-tjetrin, respektimin e mendimit dhe punës së shokut sipas individualitetit të gjithsecilit dhe përfundimin e projektit me sukses.
Rezultatet e të nxënit:
1- Njeh të drejtat e fëmijëve.
2- Liston disa të drejta të fëmijëve dhe diskuton për to.
3- Përdor ngjyrat, bojërat, aplikacionet për të shkruar të drejtat e fëmijëve.
3- Bashkëpunon në grup për realizimin e projektit.
4- Vlerëson punën e tij dhe të shokut.
5- Tregon se si ndihet gjatë projektit.
6- Prezanton projektin dhe rolin e tij në këtë projekt.
7- Vendos në dosje miniprojektin e vet me një të drejtë të shkruar, foto të printuar etj.
Shrirja në kohë e projektit
Faza e parë | Faza e dytë | Faza e tretë |
---|---|---|
1 orë 45 minuta | 2 orë 45 minuta | 1 orë 45 minuta |
Partnerët në projekt
Nxënësit e klasave të para të shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, mësueset e klasave të para dhe prindërit të cilët do të ndimojnë për sigurimin e bazës materiale.
Materialet që do të përdoren
Format A4, bluza të shkruara, ngjyra, bojëra, lapsa, fletë me ngjyra, tullumbace, balona, karton, foto të ndryshme… etj.
Numri i nxënësve që do të përfshihen në këtë projekt.
Të gjithë nxënësit e klasave të para të shkollës “Edith Durham”.
Burimet kryesore të informacionit
Konventa e të drejtave të fëmijëve, libri i Edukimit për Shoqërinë 1, biblioteka e shkollës dhe ajo personale, materiale nga interneti etj.
Përshkrimi i projektit
1-Faza e parë: Një orë 45 minuta në lëndën Edukim për shoqërinë.
Njohja me temën dhe ndarja në grupe. Përcaktimi i liderëve dhe ndarja e punës së gjithësecilit.
Njohja me Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Flasin për të drejtat bazike që duhet të ketë çdo fëmijë.
2-Faza e dytë: Dy orë 45 minuta në Gjuhë shqipe. Listojnë në grup të drejtat, tregojnë edhe disa përgjegjësi dhe detyra. Zgjedhin materialet që do të punojnë, format, ngjyrat dhe fillojnë punën.
3- Faza e tretë: Një orë 45 minuta ne Art pamor. Pasi puna e gjithesecilit ka mbaruar, përmblidhet në kartonin e përgatitur dhe prezantohet para prindërve, drejtuesve dhe mësuesve.
Përshkrimi i produktit të projektit.
Produkti do të jetë postera me të drejtat e fëmijëve, foto të ndryshme
Fazat e projektit | Faza e parë | Faza e dytë | Faza e tretë |
---|---|---|---|
Datat | |||
Orët | 1 orë 45 minuta | 2 orë 45 minuta | 1 orë e 45 minuta |
Veprimtaritë | -njohja me temën -ndarja në grupe dhe diskutime -njohja me Koventën e të Drejtave të Fëmijëve -ndarja e bazës materiale dhe përgjegjësive të secilit | -përqëndrimi i bazës materiale në grup -listimi i të drejtave dhe e drejta individuale që do të punojë secili -mbarimi i punës nga secilin nxënës | -grupimi i punëve në një format të përbashkët -prezantimi i punës në projekt nga liderët dhe shprehja e një të drejte nga secili nxënës -minifestë në fund të projektit këngë dhe recitime |
Vendi | Klasa | Klasa dhe biblioteka | Klasa ose salla e veprimtarive |
Personat përgjegjës dhe partnerët | Mësueset e klasës së parë nxënësit | Mësueset e klasës së parë nxënësit | Mësueset e klasës së parë Nxënësit prindërit |
Materiali u përgatit nga mësuesja e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare "Edith Durham"
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11