Ushqimet e cilësuara anti-stres

Studimi, 1 në 4 persona vuan nga stresi për shkak të punës

Është e nevojshme të mbështeteni te antioksidantët ose tek ushqimet që luftojnë radikalet e lira.Te frutat dhe perimet me shumë ngjyrë. Dhe jo vetëm kaq, lajme të mira ka edhe për ata që adhurojnë çokollatën...

Të ushqyerit shëndetshëm është shumë i rëndësishëm, por ne shpesh herë të angazhuar në punë me një orar i cili nuk na lejon të tregohemi të kujdesshëm. Por çfarë thonë studimet? Në Europë, një në katër persona vuan nga stresi për shkak të punës. Kjo e dhënë është zbuluar nga një studim i fundit italian. Kostoja për të luftuar këtë problem është rreth 25 miliardë euro. “Nga pikëpamja ushqyese mund të ndërhyhet dhe mund të përfitohen rezultate të shkëlqyera”, shpjegon mjekja Michela Barichella, njëkohësisht specialiste në shkencën e ushqyerjes në një klinikë italiane. Është e nevojshme të mbështeteni te antioksidantët ose tek ushqimet që luftojnë radikalet e lira.Te frutat dhe perimet me shumë ngjyrë. Dhe jo vetëm kaq, lajme të mira ka edhe për ata që adhurojnë çokollatën. Më poshtë do të njiheni me të gjitha ushqimet të cilësuara anti-stres.

Çokollata

Në Shtetet e Bashkuara është treguar se 40 gramë çokollatë e errët çdo ditë për rreth dy javë reduktojnë nivelet e hormonit të stresit te personat më të prekur nga ai. Një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Adelaide, në Australi, ka konkluduar se çokollata e errët funksionon më shumë sesa ilaçet qetësuese të zakonshme në uljen e tensionit.

Qumështi

Sipas një studimi të publikuar te British Food Journal, fosfolipidet e gjendura te qumështi kanë aftësinë për të reaguar në mënyrë pozitive te humori, te funksionet njohëse dhe ndaj përgjigjes së stresit.

Vera

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Madridit, një gotë verë e kuqe në ditë ndihmon në parandalimin e depresionit, ankthit dhe të stresit. Vera ka një funksion anti-radikal, anti-inflamator, ndërsa përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e tij.

Fistikët

Fistikët ndihmojnë në reduktimin e presionit të lartë të gjakut, ndërsa këto fruta të thata mbajnë nën kontroll si stresin e përditshëm ashtu edhe kolesterolin. Këtë e konfirmon një studim i ri i Universitetit të Pensilvanisë, i publikuar në revistën “Hypertension”.

Arrat

Një studim i publikuar në “Journal ofthe American College of Nutrition” tregon se një dietë e përditshme e pasur me arra mund të ndihmojë trupin në formimin e efekteve biologjike të lidhura me stresin. Mjaftojnë disa kokrra arre në ditë, ndoshta në mëngjes.

Limoni

Ai përmban sasi të mëdha antioksidantësh, si vitaminë C dhe antokianosid, në gjendje për të pastruar dhe mbrojtur qelizat e mëlçisë, duke favorizuar rigjenerimin. Për pastrim dhe detoksifikim, do të ishte mirë të pinit pak lëng limoni në mëngjes me stomakun bosh.

Thjerrëzat

Thjerrëzat përmbajnë fibra që stimulojnë ndjesinë e ngopjes, magnezin që ka një efekt relaksues dhe kalcium, që redukton ankthin. Gatuajini tri katër herë në javë, sepse ato kontribuojnë për detoksifikimin e organizmit, duke eliminuar edhe toksinat e shkaktuara nga stresi. Një porcion ekuivalent është katër lugë gjelle thjerrëza të thata.

Lakër me ngjyrë violë

Të gjitha frutat dhe vegjetalet ngjyrë violetë përmbajnë antokianinë që ju mbron kundër sëmundjeve kardiovaskulare, duke përmirësuar qartësinë mendore, neutralizuar stresin, ndërsa janë të dobishme edhe për të parandaluar kancerin.

Çajet

Përveç kamomilit, përdorni barna të tilla si lulet e portokallit dhe jargavanit. Çajet kanë veti të mëdha qetësuese.

Kosi

Kosi rigjeneron florën e zorrëve, ndërsa favorizon prodhimin e serotoninës, humorit të mirë. Për të përfituar vetitë e tij të plota, mjaftojnë 125 gramë kos natyral në ditë.

1,981 Lexime
8 vjet më parë