Psikologjia e pritjeve

Pritshmëritë reale dhe joreale, bëni dallimin për të qenë në paqe me veten

Ne nuk duhet të insistojmë në pritshmëritë, por të kërkojmë atë për të cilën jemi mirënjohës, edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç shpresojmë...vetëm kështu do të përjetojmë më shumë paqe sesa pakënaqësi. Por edhe nëse ndodh të prisni duhet të dini të dalloni pritjen reale nga ajo joreale.

Pritjet jorealiste janë ankesa të njëanshme. Të besosh se një pritje e pashprehur do t’ju sjellë atë që dëshironi është një mendim magjik që nuk është realist.


Ju mund të keni dëgjuar thëniet: Pritjet janë ankesa të njëanshme. Unë besoj në këtë frazë, e cila padyshim i ka rrënjët në programet 12-hapëshe dhe përmban disa informacione të dobishme, praktike në lidhje me psikologjinë e pritjeve. Rëndësia e saj mund të vijë nga njohja e dy të dhënave psikologjike:


Së pari, thjesht duke pritur që diçka të ndodhë, ne nuk do ta bëjmë të ndodhë vetë. Psikologu i zhvillimit, Jean Piaget, vuri re se fëmijët e vegjël kanë vështirësi të bëjnë dallimin midis botës subjektive dhe botës së jashtme, objektive. Sipas Piaget, fëmijët ndonjëherë besojnë se mendimet e tyre mund të shkaktojnë menjëherë që gjërat të ndodhin. Për shembull, nëse ata kanë mendime të zemërake për vëllanë e tyre të vogël, ata mendojnë se mund ta bëjnë atë të bjerë poshtë shkallëve.

Piaget iu referua kësaj të dhëne si "të menduarit magjik" dhe sugjeroi që të gjithë ta kapërcejmë atë në moshën 7 vjeç. Në këtë pikë Piaget ishte i gabuar. Rezulton se shumë të rritur normal vazhdojnë të përfshihen në forma të ndryshme të të menduarit magjik.

Lutja mund të jetë një formë e mendimit magjik ose nga popullaritet i pamasë i “Ligjit të Tërheqjes”, i cili pretendon se mendimet tona tërheqin ngjarje në jetët tona. Për shumë prej nesh, është e vështirë të largohesh nga ideja që të presësh diçka të ndodhë dhe do ta bëjë atë të ndodhë.


Së dyti, ne njerëzit kemi një tendencë të lindur për të mbështetur shpresat tona për lumturi për të përmbushur pritjet tona. Nuk ka asgjë të keqe për këtë gjë, përderisa sa kohë ne kemi justifikime të arsyeshme për të besuar se përmbushja e një pritshmërie do të na bëjë të lumtur dhe të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të përmbushur këto pritshmëri. Disa arsye për këto, ndoshta mund të përfshijnë njohuritë tona nga përvojat tona të së kaluarës, domethënë që disa gjëra na bëjnë të lumtur.

Problemi i pritjes lind kur presim që diçka të ndodhë pa pasur arsye të arsyeshme për atë pritje. Nëse besoj se vetë pritjet e mia do të më sjellin atë që dua, unë përdor "të menduarit magjik" dhe i nënshtrohem zhgënjimit. Kjo është e qartë edhe kur flasim për kafe. Unë nuk mund të bëj një filxhan kafe vetëm duke menduar për të. Më duhet të ndjek hapat e nevojshëm për ta rregulluar atë. Më duhet të bluaj kokrrat e kafesë, të shtoj kafe dhe ujë në aparatin e kafesë dhe të shtyp butonin. Të pres që kafja ime të shfaqet vet është një iluzion. Kjo është më pak e qartë kur pritjet tona na shqetësojnë për njerëzit e tjerë. Shumica prej nesh jemi shumë të logjikshëm që të kuptojmë se pritshmëritë tona për të bërë një filxhan të vij nëpërmjet mendimit, kjo gjë është joreale. Sidoqoftë, shumë prej nesh kanë besuar në një farë mase gabimisht se duke pritur që njerëzit e tjerë të sillen ashtu si duam ne, në të vërtetë ata do të sillen në atë mënyrë. Ndoshta njëri partner po pret që tjetri t’i bëjë kafenë. Kjo është gjë e mirë nëse personi tjetër ka kënaqësinë ta bëjë këtë. Por çfarë ndodh sikur personi tjetër të mos interesohet ta përmbushë atë pritje? Ndihemi të tronditur, të indinjuar moralisht dhe të pakënaqur. 


Pritjet janë pakënaqësi të njëanshme.


Ndoshta ju mund të jeni në gjendje dhe të kujtoni shembuj nga jeta tuaj, kur jeni ndjerë të pakënaqur me njerëzit të cilët nuk i plotësuan pritshmëritë tuaja.

Të presësh që jeta të përfundojë ashtu siç dëshironi ju, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në zhgënjim, sepse jeta nuk rezulton gjithmonë ashtu siç dëshiron. Dhe kur ato pritje të paplotësuara përfshijnë dështimin e njerëzve të tjerë që të sillen ashtu siç ju prisnit prej tyre, zhgënjimi gjithashtu përfshin pakënaqësi.

Pse nuk na shqetëson kur filxhani kafes nuk bëhet vetë, por mund të na shqetësojë nëse dikush tjetër nuk na bën një filxhan kafe? Ku e gjejmë sensin e fuqisë për të menduar se duke pritur që të tjerët të sillen ashtu siç duam, ne do t'i bëjmë ata të sillen në atë mënyrë? Ku e gjejmë të drejtën të jemi të zemëruar me të tjerët, kur ata nuk u binden pritjeve tona?

Kërkimet mbi psikologjinë e etikës tregojnë se pritjet e njerëzve shpesh bazohen në një marrëveshje të heshtur sociale. Kjo do të thotë, që pa shprehur pritjet e vërteta të tyre për dhënien dhe marrjen e një lidhje, njerëzit ndërtojnë histori në kokën e tyre për pritshmëritë që ata kanë për njëri-tjetrin. Kështu, njerëzit në një marrëdhënie kanë një "marrëveshje", por karakteristikat e së cilës nuk janë diskutuar asnjëherë.

Është e vështirë për disa të zbatojnë pritjet tuaja kur ata nuk e dinë se cilat janë, por prapë mund ta shihni këtë dështim si një shkelje të kontratës suaj sociale. Për shembull, disa njerëz pretendojnë se kanë dëgjuar për problemet e miqve të tyre për vite me radhë, pavarësisht se kishin shumë të vështirë, sepse ata prisnin që edhe miqtë e tyre të bënin të njëjtën gjë për ta kur donin të flisnin për problemet e tyre. Kur kjo nuk ndodhi, ato miqësi mbaruan.

Pritjet e heshtura janë pothuajse të sigurta që nuk do të realizohen. Duke folur hapur për atë që prisni nga njerëzit e tjerë mund të përmirësojë mundësitë tuaja për përmbushje e tyre ose, siç thonë ekspertët: Duke mësuar të mos pres nga njerëzit të dinë se çfarë dua dhe kam nevojë, unë jam mësuar të jem më i qartë në komunikimin tim me ta. Ne nuk presim që ata të dinë pse jemi të zemëruar. Ne përpiqemi t'u shpjegojmë atyre pse jemi të mërzitur.

Në të njëjtën kohë, nuk është reale të mendoni që thjesht nëpërmjet komunikimit të hapur të pritshmërive tuaja, do t'i bëjë që njerëzit të sillen ashtu siç ju dëshironi. Fakti që fëmijët nuk i plotësojnë gjithmonë pritjet e prindërve të tyre, duket se është një model i përsëritur dhe i dështuar.

Kjo thekson një lloj të dytë të marrëveshjes sociale, e cila bazohet në pushtetin dhe jo në reciprocitetin e ndërsjellë të një miqësie. Prindërit supozojnë se fëmijët e tyre duhet të zbatojnë pritshmëritë e tyre, sepse të rriturit kanë pushtetin për të menaxhuar punët e shtëpisë.


Ju mund të pyesni veten: a nuk është e arsyeshme që prindërit të presin modele të caktuara të sjelljes nga fëmijët e tyre? Nëse nuk keni sukses, atëherë ju do të bëheni një prind i pasuksesshëm. Por, duhet të prisni që fëmijët tuaj, nuk do të ndjekin të njëjtat standarde gjatë gjithë kohës. Po ju vet përmbushur gjithmonë pritshmëritë e prindërve tuaj? A e ka bërë ndonjë fëmijë tjetër këtë gjë? Është joreale të mendosh që kjo do të ndodhë.

Pyetja është se: çfarë do të bëni kur fëmijët tuaj nuk zbatojnë rregullat që ju keni vendosur për t'i ndihmuar ata që të jenë të sigurt, të shëndetshëm dhe të zhvillojnë potencialin e tyre. Nëse mendoni se përgjigjja që do të merrni është që të mërziteni dhe të zemëroheni, ndoshta do të donit të bërtisni dhe t’i kërcënoni, mirë është të merrni parasysh alternativa të tjera.


Ju mund të keni vërejtur në këtë shkrim dallimin midis përditshmëritë reale dhe joreale. Ky dallim është aq i rëndësishëm po aq sa shprehja: Pritjet joreale janë pakënaqësi të njëanshme. Të besoni se një pritje e pashprehur do t’ju sjellë atë që dëshironi, është një mendim magjik i cili nuk është realist.

Të prisni se duke bërë diçka që në të kaluarën të ka çuar pa rezerva në rezultatin që dëshironit, është realiste. Por të prisni nga të tjerët që të bëjnë atë që ju intereson, është joreale. Të presësh që të tjerët të bëjnë diçka që të përfiton së bashku mund të jetë realiste.


Është e vështirë të gjurmosh rrënjën e saktë të frazës: Pritshmëritë janë ankesa të njëanshme. Sidoqoftë, unë jam i vetëdijshëm se pse kjo frazë është e njohur në programe të tilla ashtu si te Grupet Familjare të Alkoolistëve Anonim që funksionojnë në shumë vende të tjera. Alkoolistët dhe varësit e drogës kanë tendencë të mposhten aq shumë nga abuzimi me substancat sa nuk ka të ngjarë të përmbushin pritjet e të tjerëve.

Të mos kesh pritshmëri nga njerëz e varur nga konsumimi lëndëve narkotike, është mjaft thelbësore për të ruajtur shëndetin tonë mendor. Por mund të thoshim se e njëjta gjë qëndron dhe është e vërtetë jo vetëm për fëmijët, të cilët shpesh nuk u përmbahen pritjeve për shkak të papjekurisë dhe reaktivitetit fiziologjik, por edhe për të gjithë të rriturit funksional.


Kjo ndodh për shkak se secili nga ne, si të rritur, kemi dëshirat dhe planet tona personale. Ne duam të bëjmë atë që besojmë dhe se kjo është në interesin tonë. Nëse presim që të tjerët të sillen në mënyra që nuk janë në përputhje me interesat e tyre, ata me siguri do t'i rezistojnë pritjeve tona, duke na lënë të pakënaqur. Në fund të fundit, si ndiheni kur të tjerët presin që të bëni gjëra që nuk janë në përputhje me qëllimet dhe vlerat e tyre?



Ne nuk duhet të insistojmë në pritshmëritë, por të kërkojmë atë për të cilën jemi mirënjohës, edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç shpresojmë dhe kështu do të përjetojmë më shumë paqe sesa pakënaqësi.


Unë bëj timen dhe ju bëni tuajat.

Unë nuk erdha në këtë botë për të përmbushur pritshmëritë tuaja,

Dhe ju nuk keni ardhur në këtë botë për të përmbushur pritshmëritë e mia.

Ti je ti dhe unë jam unë.

Dhe nëse i gjejmë gjerat rastësisht, kjo do të jetë e mrekullueshme.

Nëse jo, nuk është në dorën tonë.

                       Fritz Perls, Gestalt Therapy Verbatim, 1969



Pergatiti Fon Ilia- psikolog klinik

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,904 Lexime
4 vjet më parë