Bashkëveprimi

Si t’i ndihmojmë fëmijët me autizëm të luajnë?

Shkathtësitë e lojës mund të kenë ardhur shumë lehtë për fëmijën tuaj, por për një fëmijë me autizëm është një histori shumë më ndryshe. Fëmijët me autizëm mund të kërkojnë ndërhyrje të të rriturve ose të një profesionisti për t’i ndihmuar ata të përshtaten me botën në një mënyrë të gjallë dhe sociale.

Fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit pëlqejnë të luajnë, por ata mund të gjejnë vështirësi në disa lloje të lojës. Është e zakonshme që ata të kenë një lojë shumë të kufizuar, të luajnë vetëm me disa lodra ose të luajnë në një mënyrë të përsëritur.


Por, si t’i ndihmojmë këta fëmijë të përdorin lojën për të hyrë në një botë sa më të pasur dhe kuptimplotë, të stimulojnë trurin e tyre, të aftësojnë aftësitë e tyre motorike dhe të krijojnë marrëdhënie? 


Të gjitha këto aftësi mund t’i atribuohen lojës. Si një terapiste e cila punoj me fëmijë me autizëm, lehtësimi i aftësive të lojës është një pjesë e madhe dhe e dobishme e rolit tim. Por nuk është e nevojshme të jesh profesionist për të luajtur me një fëmijë me autizëm.


 Ja 5 këshilla për të ndihmuar bashkëveprimin në një mënyrë domethënëse me një fëmijë me autizëm:


1)Hyni në botën e tyre në vend se të përpiqeni të krijoni ose paraqisni një lodër/aktivitet të ri:     


Të luani pranë fëmijës dhe të ndërveproni me aktivitetin e tyre të preferuar mund të jetë më e rehatshme për fëmijën. Kujdesuni që fëmij t’ju sinjalizojë. Fëmijët me autizëm mund ose nuk mund të përdorin gjuhën e folur, por kjo nuk do të thotë që ata nuk janë në gjendje të komunikojnë, kështu që bëni kujdes gjestet, shenjat, gjuhën e trupit dhe shprehjet e fytyrës. Gjithashtu, ashtu si çdo fëmijë tjetër ata mund të gjejnë mënyra alternative për të luajtur me një lodër. Inkurajoni metodat e tyre krijuese dhe respektoni individualitetin.


2)Ndryshimi dhe tranzicioni mund të jenë të vështira:   


Ndryshimi mund të jetë i vështirë për fëmijët me autizëm. Zgjeroni aftësitë për të luajtur ngadalë dhe me kushtet e tyre. Ndërtoni besim në mënyrë që ankthi të zvogëlohet. Fëmijët me autizëm janë ashtu si fëmijët e tjerë. Ata pëlqejnë të argëtohen dhe të bëjnë gjëra që ndjehen mirë, por mund të kenë nevojë për më shumë përsëritje ose demonstrime se si të përfshihen me një lodër ose objekt. Ndryshimi mund të jetë i vështirë, ata mund të luajnë me një lodër për një periudhë të gjatë kohore. Mos ji i shpejtë për të ndryshuar aktivitetet. Lejoni fëmijën të luajë me të njëjtin aktivitet nëse ende nuk janë të gatshëm për të vazhduar më tej.


3)Hapësira dhe respekti:


Nuk është e nevojshme të jesh i ndrojtur, fëmijët me autizëm mund të kërkojnë një sasi më të madhe të hapësirës personale. Gjeni afërsinë fizike me të cilën ju dhe fëmija jeni të kënaqur dhe kuptoni që kjo mund të ndryshojë nga dita në ditë. Mund të ketë raste kur fëmija po kërkon stimulim dhe mund të dëshirojë përqafime dhe të ndjehet i ngushëlluar dhe  mund të ulet shumë pranë jush, ndërsa në raste të tjera fëmija mund të shmangë stimulimin dhe mund të ketë nevojë për më shumë distancë. Afërsia dhe prekja mund të jenë kërcënuese. Merrni një minutë për të interpretuar nevojat ndijore të fëmijës përpara se të pushtoni hapësirën e tyre. Fëmija shpesh do t’ju japë të dhëna, kështu që vetëm tregohuni të durueshëm.


4)Luani një lojë paralele: 


Mos u dorëzoni lehtë nëse fëmija nuk ju kushton vëmendje. Fëmijët me autizëm mund të kenë vështirësi në ndarjen e vëmendjes së tyre, por prania juaj ende ndihet, dhe nëse jeni të durueshëm, aftësitë e vlefshme të lojës mund të shkëmbehen dhe demonstrohen gjatë këtyre ndërveprimeve. Ka shumë veprime të thjeshta, të përditshme, të pretenduara që fëmija juaj mund të mësojë të përdorë në lojëra paralele, si ngarje makine, hipur në një kale, veshja e një kukulle etj.


5)Mësoni dhe demonstroni se si të argëtohen:     


Fëmijët me autizëm mund të kërkojnë demonstrim se si të luajnë me një lodër. Shkathtësitë e lojës mund të mos vijnë natyrshëm te një fëmijë me autizëm dhe ata mund të përfitojnë  nga motra/vëllai ose një i rritur për t’i ndihmuar ata të luajnë me një lodër ose një objekt. Mos supozoni se fëmija nuk dëshiron të luajë me lodrën. Ata mund të mos dinë të luajnë me lodrën. Nëse fëmija ka një repertor të ngushtë të aftësive të lojës, ngadalë përpiquni të lehtësoni më shumë angazhim duke u zgjeruar në aftësitë e lojës që ata kanë tashmë.

Është në rregull nëse fëmija juaj ka vetëm disa interesa lojrash. Për momentin mund të përdorni lodrat dhe temat e preferuara të fëmijës tuaj për të zgjeruar lojën e tij. Për shembull, nëse fëmija juaj pëlqen “Tomy and Xhery”përdorni shembull një lojë vizatimi ose aktivitet që përfshin Tomin dhe Xherin.

Në kohë të vështira si këto është më e rëndësishme se kurrë të vlerësosh gjërat pozitive që ndodhin!



Nga Marilda Zaçe, psikologe

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

1,910 Lexime
2 vjet më parë