PRAKTIKIMI I TË FOLURIT

Si të jeni një folës i mirë?

Të folurit është një proces që kërkon praktikim. Për të shkuar drejt përmirësimit, duhet një proces pune dhe përkushtimi. Disa rregulla të thjeshta, mjaftojnë për të qenë një folës i denjë.

Kur pyesni një student të gjuhës se cilat janë qëllimet e tyre, pothuajse të gjithë thonë "të përmirësoj të folurën time". Ashtu si shkrimi, dëgjimi kanë teknika që mund t'i përdorni për t'u përmirësuar, edhe të folurit ka mënyrat e saj.  


Flisni sa më shumë

Nuk ka një pilulë magjike për të folur më mirë. Në thelb, mënyra për të folur mirë është të praktikohesh sa më shumë. Angazhohuni në praktikë, me njerëz të ndryshëm. Elokuenca është diçka që perfeksionohet me kalimin e kohës.  


Reflektoni mbi bisedat tuaja

Pasi biseda juaj të ketë mbaruar, merrni një moment për të reflektuar. Si shkoi? Sa mendoni se keni kuptuar? Sa rehat u ndjetë me atë temë? A keni hasur ndonjë fjalë të panjohur? Akti i thjeshtë i të menduarit do të rrisë besimin tuaj.


Dëgjoni dhe lexoni

Për të qenë një folës i mirë, ju duhet të dispononi një fjalor të pasur. Mënyra më e mirë e përvetësimit të fjalëve është të lexuarit. Shikoni filma të mirë, dëgjoni muzikë të mirë, etj. Lexoni revista dhe blogje. Kur dëgjoni dhe lexoni, gjeni shprehje të reja dhe interesante, terma, zhargon dhe sinonime. Të gjithë ju e shfrytëzoni këtë si pasuri tuajën. 


Përgatisni një strukturë

Pjesë e nervozizmit rreth të folurit është ndjenja se nuk di se çfarë të thuash. Për të luftuar këtë, përgatisni një fletë, ku të hidhni idenë kryesore të asaj që doni të thoni. Duke përcaktuar strukturën, do e keni më të thjeshtë të mbani mend. 


Merrni telefonin

Shumica e njerëzve i konsiderojnë bisedat telefonike sfiduese (si përshembull biseda pune), sepse në telefon, ne nuk mund ta shohim gjuhën e trupit të personit tjetër ose të shikojmë lëvizjen e gojës. Të dyja janë mjete që ndihmojnë në komunikimi. Por çfarë mund të bëni në të tilla raste. Merrni së pari një mik dhe praktikohuni me të. Mos e shkruani tekstin në një fletë, pasi më shumë do ju ngatërrojë sesa ndihmojë. 


Regjistroni zërin tuaj

Shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë zërin e tyre të regjistruar, por në fakt kjo është një mënyrë jashtëzakonisht e dobishme për të përmirësuar të folurin. Dëgjimi i vetes ju bën të kuptoni se ku po çalon puna juaj (mbase ju flisni më shpejt nga çduhet, apo mund të keni tendencë të nervozoheni). Një tjetër mënyrë është edhe të folurit para pasqyrës.  Shikoni mimikat, gjestet, shprehitë e fytyrës suaj. 


Argëtohuni!

Improvizoni! Asgjë nuk ju ndihmon më shumë se të ndjerit lirshëm dhe pa komplekse. Përdorni sa më shumë sinonime. 


Të folurit është një proces që kërkon praktikim. Për të shkuar drejt përmirësimit, duhet një proces pune dhe përkushtimi. Disa rregulla të thjeshta, mjaftojnë për të qenë një folës i denjë. 




Shkroi Parajsa Shtini

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,612 Lexime
3 vjet më parë