Si mund të ndihmojmë fëmijët e prekur nga ODD?
Një artikull informues për të gjithë ata fëmijë që vuajnë nga ODD. ODD është një çregullim i sjelljes, që prek jo vetëm adoleshentët, por edhe fëmijët e vegjël.
Një artikull informues për të gjithë ata fëmijë që vuajnë nga ODD. ODD është një çregullim i sjelljes, që prek jo vetëm adoleshentët, por edhe fëmijët e vegjël. Prindërit dhe mësuesit janë individët më të rëndësishëm, të cilët duke zgjedhur kundërpërgjigje të duhura, mund t’i ndihmojnë këta fëmijë.
Fëmijët me ODD janë fëmijë të cilët shfaqin çrregullime dhe janë të prirur të kundërshtojnë. Studiuesit besojnë se mund të vijë si pasojë e faktorëve gjenetikë, mjedisorë, biologjik, etj. Në vitet e adoleshencës meshkujt dhe femrat preken njëlloj. 50% e fëmijëve me ADHD vuajnë dhe preken edhe nga ODD.
Ne të gjithë e dimë se fëmijët e një moshe të caktuar, veçanërisht fëmijët e vegjël dhe adoleshentët diskutojnë, sfidojnë dhe kundërshtojnë. Kjo mund të jetë gjithashtu një sjellje normale, pasi fëmijët janë duke eksploruar botën dhe mënyrën sesi ajo funksionon.
Sidoqoftë, ODD është shumë më tepër se kaq. Ajo mund të shkatërrojë lumturinë dhe qetësinë e një fëmije. Fëmijët me ODD i kalojnë kufijtë e sfidës përtej arsyes. Sjellja e tyre problematike është shumë më ekstreme se ajo e bashkmoshatarëve të tyre.
Nuk marrin përgjegjësi dhe vetëm grinden
Shumica e fëmijëve kalojnë një fazë ku "jo" është fjala e tyre e preferuar, por për fëmijët me ODD, kjo fazë nuk mbaron kurrë. Ata vënë në dyshim gjithçka, gjatë gjithë kohës, dhe vazhdimisht refuzojnë t'iu përmbahen rregullave dhe kërkesave. Nevoja e tyre për argument mund të bezdisë qëllimisht të tjerët në një përpjekje për të krijuar konflikt. Fëmijët me ODD zakonisht nuk pranojnë të marrin përgjegjësi për gabimet ose sjelljet e tyre, duke fajësuar të tjerët për gjithçka.
Zemërim dhe nervozizëm
Fëmijët me ODD duken të zemëruar gjatë gjithë kohës. Reagimet e tyre të tepërta mund të kalojnë në inat, prandaj, çdo bisedë që bëni me ta duket se është një luftë.
Hakmarrja
Zemërimi i vazhdueshëm i fëmijëve me ODD mund të çojë në hakmarrje. Ata mbajnë inat dhe kërkojnë ndëshkim për të tjerët. Këta fëmijë bëjnë luftë si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë. Ata nuk bëjnë miq si gjithë të tjerët, pasi nuk afrohen. Zhvillojnë çrregullime të sjelljes. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm është thelbësor për t’i ndihmuar këta fëmijë.
Si mund t’i ndihmojnë mësuesit fëmijët me ODD?
Jini të qëndrueshëm
"Në vend që të grindeni, përpiquni të mbani vetëkontrollin. Nëse një fëmijë përpiqet të argumentojë, thuaj 'jo tani', 'më vonë', ose 'rregulloje këtë punë!' Në këtë moment fëmija e kupton që duhet të qetësohet.
Jepini atyre hapësirë për t'u ripozicionuar
Fëmijëve me ODD duhet t’u jepet një hapësirë për t’u sfiduar. Ka raste kur ata ndihen të mbingarkuar, ndaj atyre u duhet një hapësirë e sigurt për t’u rimenduar. Jepini lodra PINO, libra me ngjyrosje, formuese, etj. Fëmijët kanë nevojë për stimulim.
Jepini atyre mundësi zgjedhjeje
Mos i lini fëmijët me ODD të drejtojnë situatën. Ju mund t’i jepni atyre një ndjenjë kontrolli. Gjithmonë jepni zgjedhje. Jini të qëndrueshëm me rregullat që vendosni në shkollë.
Përgatiti Parajsa Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV