Profesori i universitetit të Çikagos, Robert Pape: Ja cila është filozofia ime e mësimdhënies
Profesorit të mirënjohur, Robert Pape, në universitetin e Çikagos, SHBA, ju drejtua një pyetje, në blogun e tij, rreth filozofisë që ai praktikonte në mësimdhënie. Ja si u përgjigj ai.
Profesorit të mirënjohur, Robert Pape, në universitetin e Çikagos, SHBA, ju drejtua një pyetje, në blogun e tij, rreth filozofisë që ai praktikonte në mësimdhënie. Ja si u përgjigj ai.
Përshkruani eksperiencën tuaj në mësimdhënie. Si ndiheni rreth "të dhënit mësim". Cila është filozofia juaj e mësimdhënies?
Lejomëni ta filloj duke thënë se besoj se mësimdhënia eshtë një nga profesionet më të bekuara në botë. Është pak të thuash se edukimi është profesioni i vetëm që shpëton shoqërinë nga ndonjë kolaps i mundshëm, të ndihmon t'i shmangesh dhunës dhe krimit. Sigurisht, edhe arsimi ka koston e tij, por është më pak e kushtueshme se alternativa tjetër, injoranca.
Unë kam punuar në universitet si profesori i zhvillimit psikologjik, në departamentin e psikologjisë (hapësira ime e specializimit), për disa dekada dhe kam dhënë mësim në nivele të ndryshme të mësimdhënies.
Gjatë kohës që jap mësim, ndihem mirë dhe i lumtur, i rrethuar nga nxënësit, të cilët nëse ndihen po në të njejtën mënyrë si unë, e konsideroj sukses. Nëse ata nuk janë plotësisht të kënaqur, me atë se çfarë unë i ofroj, i bëj me dije se herën tjetër do i rikthehemi sërish kësaj teme. Pra, asnjëherë nuk lejoj që të më kapërcejë një temë, pa shpjeguar plotësisht.
Së dyti, nuk kam turp t'u them nxënësve se ka gjëra për të cilat unë nuk kam një përgjigje. Duhet të heqim dorë nga ideja se profesori di dhe njeh gjithçka. Në fakt, ka gjithmonë diçka për të cilën duhet të kesh më shumë njohuri, duhet të dish më shumë. Përgjithësisht është pranuar shprehja se "Sa më shumë të dish, aq më pak kupton se di".
Së treti, gjatë kohës që jap mësim, jam më shumë një mentor dhe një organizues, i ekperiencave dhe situatave të të nxënit, sesa një transmetues i diçkaje të gatshme, të dhënë në mënyrë të gatshme. Kjo do të thotë që unë e kam inat, imponimin, pra të pranosh që nxënësit të riprodhojnë dijen në të njejtën mënyrë siç edhe jua jep. Kjo për mua është një "shplarje truri". Këshilloj edhe mësuesit e tjerë të heqin dorë. Nuk çon gjëkundi. Nxënsit nuk janë makineri që të prodhojnë gjithçka u jep dhe truri nuk është i përgatitur ta bëjë këtë gjë.
Metodat konservative nuk janë të duhura, ashtu siç janë metodat aktive. Ka pasur raste që i kam aplikuar të dyja në të njejtën shkollë, por në klasa të ndryshme të të njejtit nivel. Një fazë eksperimentale, për të kuptuar se cila metod do të kishte më shumë efekt. Padiskutim, që nxënësit e metodës aktive ishin më të përfshirë dhe filluan të mendonin në mënyrë më dyshuese dhe në mënyrë më kritike rreth problemeve të ndryshme. E çuditshme është se ata i mabnin mend më saktë faktet sesa klasa, së cilës ia kisha dhënë me detyrimin mësimin "përmendësh", pra të riprodhuar fjalë për fjalë.
Gjatë këtij procësi, unë jam përpjekur të vendos autoritetin tim, por jo ta tejkaloj këtë sjellje. Ruajtja e një figure autoritare ndaj kërkesave intelektuale, por edhe i ngrohtë e miqësor për sa i përket interaktivitetit social. Përpiem të jem autorizues, por jo autoritar. Ndonjëherë me sloganin e famshëm frëng "Laissez faire, laissez passer, laissez aller", që do të thotë "Lëri të shkojnë disa situata, pa i mëshuar më shumë se çduhet".
Për sa i përket filozofisë që ndjek në mësimdhënie, unë ndjek disa ide kryesore. Të jenë të aftë të ngrejnë pyetje dyshuese, të cilat të shpien drejt njohurive më të avancuara. Janë pikërisht këto lloj pyetjesh që të çojnë tek e panjohura. Ua përsëris shpehherë nxënësve apo studentëve të mi: Teoritë më të famshme kanë lindur vetëm nga një pyetje dhe gjithçka tjetër ka qenë tentativa për ta zbuluar.
Unë përformoj kërkimin konceptual dhe empirik. Konceptual sepse lidhet me koncetin dhe koncepti është një areal i logjikës, ndërkohë edhe empirike, sepse lidhet me përvojat e mia personale. Përvoja hap shtigje drejt njohjeve të reja. Këto janë filozofitë e mia të mësimdhënies, pas një ekperience 26 vjeçare në këtë profesion.
(Përshtati Parajsa Shtini, e marrë nga blogu i Robert Pape, profesor ne universitetin e Çikagos)
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati