Në një marrëdhënie seksuale, çfarë është akti seksual?
Pyetja e parë që të shkon në mendje është se si ka mundësi që një situatë kaq e thjeshtë e kaq teknike mund të shkaktojë kaq shumë debate te moshatarët e tu gjithashtu, pyetja pse “ta bësh” atë, bën që të flitet me orë të tëra e të ngjall?
Pyetja e adoleshentit: Në një marrëdhënie seksuale, çfarë është akti seksual (interkursi)?
Përgjigjen specialistët:
Termi “akt seksual” është veprimi i penetrimit të penisit në vaginë dhe konsiderohet si faza para orgazmës. Nëse e analizon këtë përkufizim, pyetja e parë që të shkon në mendje është se si ka mundësi që një situatë kaq e thjeshtë e kaq teknike mund të shkaktojë kaq shumë debate te moshatarët e tu gjithashtu, pyetja pse “ta bësh” atë, bën që të flitet me orë të tëra e të ngjallë kaq shumë kuriozitet?
Në fakt: ta thjeshtosh aktin seksual në ato pak minuta kur organi riprodhues mashkullor ndodhet brenda organit femëror, do të thotë t’ia heqësh të gjithë thelbin e përvojës më të fuqishme, më të thellë dhe më të kënaqshme që mund të ndahet dhe përjetohet me personin tjetër, përvojë e cila bëhet sublime, kur përveç shkëmbimit të lëngjeve dhe shfaqjeve pak a shumë organike, shkëmbehen edhe ndjenjat.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Të jesh i eksituar është njësoj si të kesh orgazëm?
Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?