Rreziqet e seksit

Mund të transmetohet SIDA nëpërmjet puthjeve?

... Ki parasysh që tri rrugët kryesore të kalimit të kësaj sëmundjeje janë: kontakti seksual, kontakti me gjakun e infektuar dhe kalimi nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë.

Jo, edhe pse në disa raste virusi HIV është gjetur në lëngje të ndryshme të trupit, si lotët, urina apo edhe pështyma. Sasia fare e vogël e virusit ka bërë që ekspertët të sigurojnë që as nga puthjet e as nga përdorimi i gotave e i lugëve nuk mund të transmetohet ky virus.


Specialistët e kësaj fushe thonë se për t’u infektuar me anë të pështymës së një të sëmuri, duhet të gëlltisësh rreth 20-25 ml pështymë, gjë që nuk mund të ndodhë në të vërtetë. 


E aq më pak është e mundur që të transmetohet me përqafime apo le të themi nga kontakti lëkurë më lëkurë, dhe këtë na e vërteton personeli shëndetësor, i cili qëndron përditë me të sëmurët me SIDA. Ki parasysh që tri rrugët kryesore të kalimit të kësaj sëmundjeje janë: kontakti seksual, kontakti me gjakun e infektuar dhe kalimi nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë. 


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

13,077 Lexime
7 vjet më parë