Përdorimi i kafesë

Kam shumë për të studiuar, pi shumë kafe. Bëj gabim?

Nuk duhet ta tejkalosh dozën e këshilluar ditore: 200 miligramë (tri ose katër filxhanë kafeje). Kjo sasi është e mjaftueshme për të lehtësuar lodhjen, për të bonifikuar trupin dhe për të përmirësuar funksionet mendore.

Pyetja e adoleshentit: Kur kam shumë për të studiuar, pi shumë kafe. Bëj gabim?

Përgjigjen specialistët:

Kafeja, padyshim, është stimuluesi më i përdorur kur duhet të qëndrosh zgjuar para librave. Sekreti qëndron në përbërësin kryesor të saj, kafeinën, e cila ndikon në sistemin nervor qendror.

Efekti i saj është përmirësimi i vëmendjes dhe mprehja e reflekseve. Por përdorimi i tepërt, përveç pagjumësisë, mund të shkaktojë nervozizëm, stres dhe rrahje të përshpejtuara të zemrës.


Përdorimi i kafesë

Nuk duhet ta tejkalosh dozën e këshilluar ditore: 200 miligramë (tri ose katër filxhanë kafeje). Kjo sasi është e mjaftueshme për të lehtësuar lodhjen, për të tonifikuar trupin dhe për të përmirësuar funksionet mendore. Konsumimi i një ose dy filxhanëve kafeje në ditë shkakton një efekt euforie dhe përmirëson gjendjen shpirtërore, duke larguar rrezikun nga depresioni.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,607 Lexime
8 vjet më parë