Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Ekspertët këshillojnë adoleshentët të kryejnë këto lloj sportesh: volejboll, basketboll, atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, futboll, karate, not, tenis... Këto ushtrime fizike ndikojnë edhe në nivelin psikologjik
Pyetja e adoleshentit: Do të më pëlqente të bëja më shumë sport. Cili është lloji i aktivitetit që rekomandohet më shumë për moshën time?
Përgjigjen specialistët:
Shëndeti i adoleshentëve përfiton shumë nga ushtrimet fizike: një nga studimet e fundit ka pohuar që ecja prej 30 minutash në ditë ka një ndikim pozitiv në zhvillimin e kockave, gati edhe më shumë se kalciumi.
Ndër aktivitet që ekspertët këshillojnë të kryhen gjatë kësaj periudhe janë: volejbolli, basketbolli, atletika, çiklizmi, gjimnastika, futbolli, karateja, noti, tenisi... Këto ushtrime fizike ndikojnë edhe në nivelin psikologjik, duke rritur vetëvlerësimin dhe duke stimuluar punën në grup.
Përparësitë
Është konfirmuar që ushtrimi i sportit ndihmon në mënyrë efikase në trajtimin e anoreksisë te fëmijët dhe adoleshentët. Sporti rekomandohet nga ekspertët si një strategji e dobishme për të larguar të rinjtë nga përdorimi i drogave dhe substancave të tjera.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Si të përqëndrohesh dhe të mësosh më shpejt
Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes”? Si të mbrohemi?
Pas rivalitetit qëndron zilia dhe pasiguria në vetvete