Bota e seksualitetit

Mund të arrihet orgazma vetëm me puthje...?

Eksitimi që mund të arrihet në kontakt me personin që dashuron, edhe pa qenë nevoja e kryerjes së aktit seksual, përfundon zakonisht në orgazëm. E njëjta gjë ndodh në rastin e masturbimit.

Mund të arrihet orgazma vetëm me puthje dhe përkëdhelje?


Po. Sipas studimeve të realizuara në lidhje me këtë çështje është vërtetuar se 40% e vajzave dhe 50% e djemve janë të aftë të arrijnë orgazmën nëpërmjet “petting”-ut apo fazës “parapërgatitore”.


Siç e thamë më lart, penetrimi apo akti seksual nuk është forma e vetme për të arritur kulmin seksual. Eksitimi që mund të arrihet në kontakt me personin që dashuron, edhe pa qenë nevoja e kryerjes së aktit seksual, përfundon zakonisht në orgazëm. E njëjta gjë ndodh në rastin e masturbimit.


Përveç orgazmës, ki parasysh që puthjet dhe përkëdheljet janë shprehja më e kënaqshme e dashurisë. Nëse bëjmë një anketë për këtë, do të shohim se shumica e personave do të kujtojnë më me emocion dhe intensitet puthjen e parë, sesa herën e parë që provuan orgazmën.  


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

4,219 Lexime
7 vjet më parë