Bota e seksualitetit

Në ç’moshë mund të kryhen marrëdhënie seksuale?

Në moshën 13-14-vjeçare adoleshentët nuk e kanë maturinë e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale të plota dhe për të marrë përsipër pasojat.

Në ç’moshë është e ligjshme kryerja e marrëdhënieve seksuale?


Shumë shtete e kanë të përcaktuar me ligj moshën e lejuar të fillimit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale. Termi “moshë minimale e lejuar nga ligji” është termi që tregon se poshtë kësaj moshe marrëdhënia seksuale konsiderohet krim. 


Në moshën 13-14-vjeçare adoleshentët nuk e kanë maturinë e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale të plota dhe për të marrë përsipër pasojat.


Mosha e lejuar në disa shtete është: 

A janë e njëjta gjë këto koncepte: ftohtësi, impotencë dhe mungesë orgazme?


Jo. Të gjitha këto quhen mosfunksionime seksuale dhe secila ka një origjinë të veçantë:


Mungesa e orgazmës: është paaftësia për të arritur orgazmën, edhe pse paraprihet nga faza e eksitimit. Në 95% të rasteve vjen si rezultat i shkaqeve psikologjike.


Ftohtësia: është interes i ulët ose zero ndaj seksit.


Impotenca: është paaftësia e mashkullit për të pasur ereksionin e mjaftueshëm për të arritur penetrimin.


E rëndësishme është që të mos fiksohesh me problemet për të pasur medoemos marrëdhënie seksuale dhe t'i drejtohesh sa më parë mjekut, që t’i trajtojë me terapi të llojit psikologjik. 


Mbaj shënim

Për të parandaluar këto probleme është mirë të kalosh kohë më partneren tënde, të qëndroni afër me njëri-tjetrin pa qëllimin për të bërë seks: të flisni, të shëtitni dhe të kënaqeni së bashku është ilaçi më i mirë kundër ankthit të këtyre problemeve.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

10,658 Lexime
7 vjet më parë