Rreziqet e seksit

Si duhet të sillem në rast përdhunimi?

Nëse fatkeqësisht të bie të kalosh ndonjë nga këto përvoja, është shumë e rëndësishme të mos lejosh të kalojë shumë kohë nga çasti kur ndodh ngjarja, deri te denoncimi, në mënyrë që të përftohen sa më shumë prova.

Si duhet të sillem në rast përdhunimi?


Quhet përdhunim apo sulm seksual çdo lloj marrëdhënieje seksuale pa miratimin e personit tjetër. Ky sulm quhet përdhunim në rast se ka penetrim vaginal, anal apo oral. 


Nëse fatkeqësisht të bie të kalosh ndonjë nga këto përvoja, është shumë e rëndësishme të mos lejosh të kalojë shumë kohë nga çasti kur ndodh ngjarja, deri te denoncimi, në mënyrë që të përftohen sa më shumë prova. Është mirë që të drejtohesh menjëherë në rajonin e policisë dhe, nëse nuk mund të shkosh menjëherë aty, përpiqu të fiksosh rroba dhe objekte që mund të kenë të bëjnë me personin që të ka sulmuar.


Megjithëse e vështirë, këshillohet që mos të bësh dush para denoncimit, sepse mbetjet e mundshme të spermës janë një provë shumë e vlefshme. Drejtohu menjëherë tek mjekët dhe psikologët: ashtu si çdo situatë tjetër tronditëse në jetë, me ndihmë kapërcehet më lehtë.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,677 Lexime
7 vjet më parë