Njih trupin tënd

Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!

Është jashtëzakonisht e nevojshme që të përdorësh sutiena të veçanta për sportin, sepse gjatë aktivitetit fizik përmasat e krahërorit rriten për shkak të lëvizjeve

Pyetja e adoleshentit: Si mund të zgjedh numrin e duhur të sutienave (gjoksoreve)?

Përgjigjen specialistët:

Edhe pse kjo është një gjë që natyrisht duhet ta dimë, e vërteta është se nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre. 

Zgjedhja e modelit dhe e masës më të përshtatshme të sutienave është aq e rëndësishme, sa shumë ekspertë thonë se është më mirë të mos mbash fare sutiena, sesa të mbash një numër që s’të përshtatet.

Llogarit masën tënde

Masa e sutienave gjendet me anë të këtyre dy matjeve:

Rrethi: me një metër mat rreth e rrotull kraharorin, pjesën poshtë gjoksit. Shifra që del duhet të korrespondojë me një nga masat: 80, 85, 90, 95...

Kupa: mate gjoksin rreth e rrotull në pjesën më të ngritur të tij. Përmasa e matur, mund t’i korrespondojë njërës prej shkronjave, duke nisur me shkronjën A për masën më të vogël dhe D për masën më të madhe.

Në mënyrë që rezultatet e të dyja matjeve të jenë të sakta, bëji matjet zhveshur dhe në ditët kur nuk je me perioda. 

Zgjedhja e sutienave

  • Sutienat nuk mund të rrinë shtrënguar, sepse mund të shkaktojnë dhimbje të qafës dhe të kokës, si dhe mund të ndikojnë në dëmtimin e gjëndrrave limfatike të të gjoksit.
  • Zgjidhe modelin e sutienave me rripa të trashë dhe zhvendose herë pas here pozicionin e rripave, që të mos shkaktojnë shtrëngime të lëkurës.
  • Nëse sutienat përmbajnë tela metalikë, sigurohu që harku i tyre të përputhet me përmasën e gjoksit tënd.
  • Nëse sutienta kanë pjesë dantelle, ajo duhet të jetë e cilësisë së mirë, në mënyrë që të mos irritojë lëkurën gjatë fërkimit. 
  • Sutienat janë të përshtatshme, nëse kur i mbërthen të bëjnë të ndihesh rehat, nuk të shtrengojnë, nuk e shtypin gjoksin dhe nuk krijojnë rrudha.

Duhet të dish

Është jashtëzakonisht e nevojshme që të përdorësh sutiena të veçanta për sportin, sepse gjatë aktivitetit fizik përmasat e krahërorit rriten për shkak të lëvizjeve. Nëse nuk i përdor ato, për çdo 1500 metra vrapim, lëvizja e gjoksit arrin afërsisht 135 mm (në vijë të drejtë).

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

11,805 Lexime
8 vjet më parë