NJOHJA

Gjuha e trupit, sinjali që tregon shumëçka për nxënësit tuaj

Përmes mënyrës si ecën dhe gjuhës së trupit, nxënësi rrëfen shumë për veten e tij. Ne thjesht duhet të marrim vetëm pak kohë për ta vënë re. Dhjetë minuta mjafton të njihni më shumë nxënësit tuaj.

Nuk e di për ju, por nga eksperienca ime e ecura e fëmijëve kur vijnë në shkollë, tregon shumë për mënyrën sesi do të vijojë dita. Çdo fëmijë ecën në klasë bashkë me të gjitha historitë, eksperiencat, ndodhitë e ditës që ka kaluar apo fundjavës. Përmes mënyrës si ecën dhe gjuhës së trupit, ai na rëfen shumë për veten e tij. Ne thjesht jemi të pavëmëndshëm duke bërë gjëra të tjera. 


Duke nxituar të bëjmë fotokopje momentin e fundit, duke rrëmbyer kafen, apo duke bërë një milion gjëra të tjera në mëngjes, ne harrojmë të bëjmë gjënë më të rëndësishme, të vëzhgojmë fëmijët tanë. 


Duke qenë se ata janë prioriteti ynë, mjaftojnë shumë pak minuta, për të kuptuar humorin e tyre. Nëse 10 minutat e para të ditës, i kaloni duke parë nxënësit tuaj, duke i folur, ju do zbuloni shumë histori, të cilat do ju drejtojnë rreth mënyrës si duhet ta zhvilloni atë ditë orën e mësimit. 


Habitem çdo vit sesi kjo metodë ndikon te mësuesit dhe tek nxënësit. Energjia pozitive që shpërndahet është e jashtëzakonshme. "Të kuptosh tjetrin", empatia, është çelësi i suksesit të këtij profesioni. Përmes saj ndërtohet besimi. 


Për këtë ju shërbejnë vetëm 10 minuta çdo ditë. Nëse këto 10 minuta i shpenzoni me letrat, dokumentat, kolegët, kafenë, fotokopjen, nuk do kuptoni asgjë rreth nxënësve tuaj. Disa ditë patjetër që do të ndiheni të lodhur dhe do keni dëshirë thjesht të qëndroni në cepa, por pjesën më të madhe të rasteve, shfrytëzojini këto minuta. 


Së pari, përmes guhës së trupit, kuptoni gjendjen e tyre, emocionet etyre, aspekte psikologjike. Për më tepër, ju tregon rreth ritmit që duhet të ndiqni në lidhje me mësimet. Sa duhet të avanconi. Raportet janë shumë të rëndësishme, ndaj njihuni dhe ndani më shumë me nxënësit tuaj. 



(Përktheu Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

1,476 Lexime
4 vjet më parë