Drejtues, bëjini takimet me mësuesit dobiprurëse përmes këtyre mënyrave!
Mbledhjet shpeshherë kthehen në bezdi, kur drejtori i shkollës nuk zgjedh mënyrën e duhur, komunikimin dhe sjelljen e duhur ndaj mësuesit. Shumë prej tyre mbledhjen e konsiderojnë thjesht një “forcë zakoni”.
Mbledhjet shpeshherë kthehen në bezdi, kur drejtori i shkollës nuk zgjedh mënyrën e duhur, komunikimin dhe sjelljen e duhur ndaj mësuesit. Shumë prej tyre mbledhjen e konsiderojnë thjesht një “forcë zakoni”, duke ia humbur vlerat dhe qëllimin kryesor. Si rezultat, asnjë objektiv i realizuar. Drejtues të shkollave apo institucioneve të tjera arsimore, sipas studimeve, ju ftojmë t’i organizoni në këtë mënyrë takimet me mësuesit.
Në një mëngjes të ditës së mërkurë, hyra në klasën e bashkëpunëtorit tim dhe pyeta: “A do takohemi sot? Nuk pashë ndonjë axhendë kështu që nuk e dija nëse duhej të takoheshim”.
Menjëherë, ai u përgjigj: "Po, po takohemi, sepse është e mërkurë”. U ula aty për 30 minutat e ardhshme, kryesisht duke menduar për gjithçka tjetër që duhej të bëja gjatë asaj kohe. Për disa njerëz takimet janë thjesht shënime në kalendar dhe nuk janë ndërtuar nga nevoja.
Takimet (mbledhjet) dhe posta elektronike janë ndoshta dy ankesat më të mëdha që punonjësit kanë. Ajo që i frustron më shumë njerëzit është mesazhi i këtyre takimeve: mosvlerësimi i kohës.
Nëse do të isha unë në krye, çdo takim do të përfshinte ushqime, pije, humor, duke vendosur kështu domethënien e takimit. Fatkeqësisht, nuk jam përgjegjës dhe nuk posedoj fonde për t’i siguruar këto të mira.
Sipas studimeve, këto janë mënyrat më të mira që duhet të ndiqen, kur bëhen takime/mbledhje me mësuesit:
1. Duhet të ketë artikuj, material të qartë dhe konkretë për diskutim.
2. Një studim i fundit zbuloi se pas një takimi të keq punonjësit kalojnë disa orë duke u ankuar dhe murmuritur. Kjo është e njohur si "takimi i sindromës së rimëkëmbjes". Nëse i flisni me nerv dhe dashakeqësi, ata nuk e harrojnë. Bashkëpunoni! Ndani detyra! Bëni zgjedhje! Vendosni se kush duhet të kryejë një detyrë të caktuar dhe si. Kjo jo vetëm që inkurajon rëndësinë, por edhe pronësinë e njerëzve të pranishëm.
3. Mos i planifikoni takimet shumë shpesh ose për një kohë të gjatë. Mjaftojnë edhe vetëm pak minuta, 15 minuta.
4. Lejoni të tjerët të flasin. Udhëheqësi nuk duhet të jetë i vetmi që flet. Krijoni një mjedis ku punonjësit mund të diskutojnë ide dhe të mendojnë në mënyrë kritike për temat në fjalë.
5. Për takime me një numër më të madh njerëzish dhe për takimet që zgjasin më shumë se 15 minuta, ftojini të pranishmit të qëndrojnë në këmbë. Kjo është provuar se rrit efikasitetin e takimit.
6. Mos bëni mbledhje thjesht për zakon.
7. Takimi fillon sapo të pranishmit hyjnë në zyrë. Përshëndetini ata me muzikë, biskota, çaj dhe tregoni mirënjohje për kohën që po shpenzojnë.
8. Hapni takimin me një shpjegim pse i keni mbledhur të gjithë.
Përktheu Parajsa Shtini
Burimi: https://www.weareteachers.com/make-meetings-matter/
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV