SHEMBUJ

Disa mënyrë të mira për të ndihmuar fëmijët të relaksohen

Teknikat e relaksimit janë mënyra shumë të mira nëpërmjet të cilave mësohet sesi të çlirohet tensioni fizik dhe mendor. Ju mund t’i praktikoni ato në klasë me nxënësit tuaj në fund të një jave të lodhshme, por edhe me fëmijët tuaj në shtëpi.

Ekzistojnë shumë teknika për fëmijët që mund të përdoren për të ulur stresin e tyre dhe për t'i relaksuar. Në varësi të fëmijës, disa teknika mund të funksionojnë më mirë sesa disa të tjera. Përpiquni t'i mësoni nxënësve një ose dy nga teknikat e mëposhtme, dhe më pas gradualisht teknikat e tjera mund të shtohen. 



Frymëmarrja e thellë


Frymëmarrja e thellë është një mënyrë efektive për të ulur përgjigjen natyrale të trupit ndaj stresit. Ajo ngadalëson rrahjet e zemrës, ul qarkullimin e gjakut dhe zhvillon ndjesinë e kontrollit mbi veten. 


Kjo teknikë e thjeshtë mund të realizohet nga çdokush. 

  1. Thjesht merrni frymë thellë duke numëruar me mendje deri në 2
  2. Mbajeni frymën për një moment
  3. Nxirrni frymën ngadalë duke numëruar me mendje deri në 4
  4. Përsëriteni këtë 3 herë.


Pastaj ushtrimi mund të rinisi duke marrë frymë thellë e numëruar mendje deri në 3 dhe më pas nxirret fryma me ngadalë duke numëruar deri në 6. Pra qëllimi është që fryma të nxirret sa dyfishi i kohës në marrjes së frymës.


Relaksimi progresiv i muskujve

Relaksimi progresiv i muskujve ofron një mënyrë të shkëlqyer për të lehtësuar stresin. Kjo realizohet duke tensionuar dhe pastaj relaksuar grupe të ndryshme muskulore në trupin tuaj.

 

  • Fytyra- Kërkojini fëmijës tuaj të mbledhë hundën dhe ballin sikur po nuhat diçka të pakëndshme dhe më pas kërkojini që ta qetësojë fytyrën. Përsëriteni tre herë. 
  • Nofullat- Kërkojini fëmijës të shtrëngojë nofullat së bashku, sikur një qen ka në gojë një kockë dhe më pas ta lëshojë kockën imagjinare duke e lenë nofullën plotësisht të lirë. 
  • Krahët dhe shpatullat – Kërkojini fëmijës që të zgjasë krahët fort përpara vetes dhe më pas ti ngrejë lart mbi kokën e tij/saj dhe t’i tërheqë sa më lart të jetë e mundur. Lejojeni që më pas t’i ulë krahët dhe t’i mbajë sa më të lirshme. Përsëriteni tre herë. 
  • Duart dhe krahët – kërkojini fëmijës që të imagjinojë sikur po shtrydh një portokall sa më shumë që të jetë e mundur me një dorë, dhe më pas ta lëshojë portokallin në dysheme. Më pas ta lerë krahun të lirë ngjitur me këmbën. Përsëriteni tre herë dhe filloni me krahun tjetër. 
  • Stomaku – Lëreni fëmijën që të shtrihet në shpinë ose duke qëndruar ulur dhe të shtrëngojë muskujt e barkut dhe stomakut sa më shumë që të jetë e mundur vetëm për një moment. Më pas, thuajini që t’i lerë muskujt të lirë dhe të qetë. Përsëriteni tre herë, dhe kërkojini që të bëjë të njëjtën teknikë por në këmbë. 
  • Këmbët dhe shputat – Ftojeni fëmijën që të qëndrojë në këmbë dhe të ushtrojë forcë në gishtat e këmbëve në dysheme (me këpucë të hequra), njëlloj sikur po gërmon në rërë në plazh. Udhëzojeni që t’i shtyp në mënyrë të alternuar dhe ti shtrijë sa duhet për të ndjerë shtypjen në këmbë, dhe më pas t;i qetësojë. Përsëriteni tre herë këtë teknikë. 



Secila nga këto teknika inkurajon fëmijën që të kuptojë se sa mirë ndihet trupi kur relakson çdo pjesë të tij. Qëllimi është që nëpërmjet këtyre ushtrimeve të përfitohet një trup tërësisht i relaksuar.




(Portali Shkollor) 

3,309 Lexime
4 vjet më parë