LODRAT PINO

Dhuratat për festat e fundvitit, zgjidhni lodrat e sigurta për fëmijët tuaj

Në treg ekzistojnë lodra të ndryshme për fëmijët tuaj, por nëse ato nuk janë të siguruara dhe të certifikuara nga BE, atëherë do të rrezikoni shëndetin e të vegjëlve. Nisur nga kjo, ne sugjerojmë të përzgjidhni lodrat PINO, të testuara dhe akredituara.

Nëse jeni në dilemë për zgjedhjen e lodrave për fëmijët tuaj, me rastin e festave të fundvitit, ne ju vijmë në ndihmë duke ju sugjeruar lodrat të cilat janë të sigurta për shëndetin e të vegjëlve. Tregjet janë të mbushura me lodra nga më të ndryshmet, e për më tepër të pacertifikuara nga Bashkimi Europian. 


Pra është shumë e rëndësishme që lodrat të jenë të sigurta. Ndaj, ne ju sugjerojmë që, pjesë të kutive të dhuratave këtë Vit të Ri të bëni lodrat PINO. 


Të gjitha lodrat PINO përmbushin kriteret më të larta të sigurisë. Lodrat PINO janë të testuara dhe akredituara në laborator në përputhje me standardet EN71 dhe direktivës Evropiane për siguri të lodrave. Ato janë të ndërtuara prej druri natyror, i parrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. 


Druri i përdorur për ndërtimin e lodrave është i cilësisë së lartë, me aromë të lehtë, me sipërfaqe të lëmuar dhe me viza të padëmshme. Cilësinë dhe sigurinë e produkteve PINO e kontrollojnë laboratorët e certifikuar. 

“Përmes lodrave PINO fëmijët, që foshnjë e deri në moshë shkollore, marrin njohuri të gjithanshme, si për shkronjat, numrat, natyrën, profesionet etj. Shumëllojshmëria e tematikës, e formës dhe e funksionit të tyre, zhdërvjelltësojnë aftësitë motorike e logjike të fëmijës. Pra përveçëse argëtohen, fëmijët me lodrat PINO venë trurin në punë, ndërkohë që janë edhe të siguruar nga shëndeti për cilësinë dhe sigurinë që ato kanë”- thotë Elida Topallaj, nga Libraria ALBAS.


E pyetur nga Portali Shkollor për disa sugjerime konkrete Elida thotë: “Lodrat didaktike, siç janë PINO-t radhitëse, nxitin kujtesën në matematikë dhe zhvillojnë inteligjencën fëmijërore”. 

Loja është një nga elementët më të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Duke u kënaqur dhe zbavitur gjatë lojës, fëmijët mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre psikofizike, marrin njohuri, të cilat i shfaqin në mjedisin e tyre dhe në botën që i rrethon. 


Nëse dëshironi të shihni më konkretisht lodrat PINO për grupmosha të ndryshme dhe të njiheni me çmimet e tyre përkatëse ju mund të klikoni në këtë link: https://albas.al/wp-content/uploads/2019/11/Katalogu-Pino-2020.pdf



(Portali Shkollor) 

2,287 Lexime
4 vjet më parë