Dhurata që do të ngrohin zemrat e gjysheve tuaja
Meqenëse gjetja e një dhuratë të përsosur nuk është një arritje e lehtë, ju japim disa ide. Zgjidh diçka unike që përputhet me stilin dhe interesat e gjyshes suaj.
Askush nuk është më i mirë se gjyshja juaj. Ajo ju jep gjithmonë një dhuratë, një përqafim të ngrohtë, këshilla të shëndosha kur ju nevojitet më shumë dhe sigurisht gatime të mrekullueshme. Meqenëse gjyshja juaj ju jep pa fund gjatë gjithë vitit, është koha të krijoni një ide për dhurata simbolike, të ëmbla, plot dashuri.
Meqenëse gjetja e një dhuratë të përsosur nuk është një arritje e lehtë, ju japim disa ide. Zgjidh diçka unike që përputhet me stilin dhe interesat e saj.
Një batanije të thurur
Meqenëse ajo nuk do asgjë më shumë sesa të përqafohet në shtrat me nipërit e saj, kjo dhuratë ofron një rehati maksimale gjatë muajve të dimrit.
Një enë kuzhinë
Gatimet e shumta duhet t’ia kenë konsumuar ndonjë enë kuzhine, ndaj dhurojini një të tillë.
Një fotografi
Zgjidhni një apo disa fotografi që përfaqësojnë një moment apo kujtim të lumtur nga jeta juaj. Gjyshet janë nostalgjike dhe i rikthehen shumë kujtimeve.
Një palë pandofla të ngrohta
Me siguri gjyshet ju kanë thurur një palë çorape leshi. Ja ku erdhi momenti t’ia ktheni edhe ju me një palë pandofla të ngrohta.
Një dërrasë ku prihet mishi ose perimet
Kjo mund të jetë një ndër dhuratat më të bukura. Gdhendni në të një shprehje dashurie për të mirën gjyshe.
10 arsye përse e doni gjyshen
Kjo mund të jetë dhurata më shpirtërore. Merrni 10 karta dhe shënoni në to arsyet.
Libër recetash
Mbase gjyshet nuk kanë nevojë për një libër recetash, pasi eksperienca e tyre është mëse e mjaftueshme, por e keni vënë re që ndonjëherë i thoni gjyshes: “Ti nuk gatuan gjëra moderne”.
Një palë doreza
Një palë doreza të zeza ose kafe do të ishin perfekte për muajt e dimrit.
Një bimë për të cilën të kujdeset
Gjyshet i adhurojnë lulet. Ku ka më bukur se një vazo me lule.
Ibrik çaji
Kur përmendim çajin na vjen ndërmend shtëpia, ngrohtësia e saj. Do e shijoni shumë çajin e gjyshes dhe mbi të gjitha praninë e saj.
Një pikturë nga ju
Nëse keni talent në pikturë, dhurojini një portret. Ajo do krenohet dhe do e ruajë si një gjë të çmuar.
Okllahi i personalizuar
Byrekët e gjyshes janë më të mirët. Gdhendni në të një shënim.
Mos i lini në moment të fundit dhuratat për to. Ne jemi mbrujtur nga dashuria dhe kujdesi i tyre. Mjafton një telefonatë, një dhuratë e vogël për t’i bërë të lumtur. Ndaj, mos i kurseni!
Përktheu: P.Shtini
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Shembuj se si mund të përpiloni një CV