MIRËMENAXHIMI I KLASËS

A duhet ta përcaktojë mësuesi se KU dhe me KË duhet të ulet nxënësi?

Siç e dimë, të punosh në klasa të ndryshme, me mosha të ndryshme kërkon aftësi të posaçme. Disa detaje të vogla pengojnë ose zhvillojnë suksesin e arritjeve arsimore.

Të jesh mësues nuk do të thotë se duhet të merresh vetëm me aspektin shkencor të lëndës. Pavarësisht, se aritjet akademike janë synimi fillestar, mësuesi është përgjegjës për shumë elementë në klasë. 


Siç e dimë, të punosh në klasa të ndryshme, me mosha të ndryshme kërkon aftësi të posaçme. Disa detaje të vogla pengojnë ose zhvillojnë suksesin e arritjeve arsimore. 


Një nga këto "detaje të vogla", që mund të shndërrohet në një burim telashesh të mëdha lidhet me orarin e uljes. Që në moshë të vogël, pra që në klasë fillore, nxënësit duhet t’i mësojnë me rigorozitet oraret e pushimit, oraret e pushimit të gjatë dhe oraret e mësimit. Në momentin që zilja bie, ata duhet të jenë gati për të nisur orën e re mësimore. Nëse kjo zbatohet nga të gjithë, ju i kurseni vetes një klasë të rrëmujshme. 



A duhet ta përcaktojë mësuesi se KU dhe me KË duhet të ulet nxënësi?


Sigurisht që po! Pavarësisht se shumë mësues mund të mos bien dakord, ekspertët mendojnë se vendi ku ulet dhe mbi të gjitha me kë shok duhet të ulet nxënësi, është 100% në dorë të mësuesit. Ju japim arsyet:


1- Një fëmijë i pavëmendshëm nuk duhet të ulet me një fëmijë tjetër të pavëmendshëm.


2- Një fëmijë disleksik duhet të ulet në bangë të pare.


3- Një fëmijë i shkathët dhe i zgjuar duhet të ulet me një më pak të shkathët, në mënyrë që ta ndihmojë shokun.


4- Një fëmijë me problem në shikim, gjithashtu duhet të ulet në bangë të pare.


5- Vendet ndryshohen herë pas here, javë pas jave. Të gjithë duhet ta provojnë vendin e parë dhe atë të fundit. 



Një zgjidhje e tillë, duhet të shërbejë si shpërblim apo nxitje për nxënësim. Nëse ai shkëlqen në provim, meriton vendin e parë. Kështu, ai shijon fitoret e vogla. Ju duhet t’ia bëni të qartë nxënësve kur dhe më kë do të ulen në vijim. Sigurisht mund të ketë tolerance. Herë pas here do plotësoni dëshirat e fëmijëve, por jo nëse këto dëshira bien ndesh me qëllimet tuaja. 



Një plan i mirëprogramuar: 


- Ul ankthin dhe shqetësimin tek nxënësit. Shumica e nxënësve dëshirojnë të dinë se çfarë i pret. Kur hyjnë në klasë duke mos ditur se ku të ulen, ndihen të pasigurt.


- Eliminon mundësinë e sjelljes manipuluese dhe të dhunshme. Kur detaje të tilla nuk janë specifikuar, sjellja manipuluese dhe e dhunshme pritet të ndodhë tek disa nxënës.  


- Krijon një ekuilibër të nevojshëm të marrëdhënieve dhe mundësive. Kur nuk ka një orar të caktuar, nxënësit më aktivë dhe më të interesuar do të vrapojnë në vendet e para, ndërsa ata që kanë vështirësi me motivimin ose komunikimin, do ulen në rreshtat e pasmë. Atje do thellojnë akoma më shumë mungesën e motivimit.


- Lejon diferencimin. Mësuesit i njohin nxënësit dhe nevojat e tyre. Orari i paracaktuar i uljes ndihmon fëmijët me ADD, me vështirësi në të nxënë, disleksikë, me problem në shikim. Kini gjithnjë parasysh edhe me cilën dorë shkruan nxënësi. Nëse shkruan me të majtën, mos pengojë nxënësin në të djathtë të tij.  


- Ndihmon mësuesit të memorizojnë emrat. Kjo vlen për ditët e para të shkollës. Duke ndryshuar vendet e para, keni më shumë gjasa t’i memorizoni më shpejt nxënësit tuaj. 


- Krijohen miqësi të reja. Meqë nxënësve u bie rradha të ulen me të gjithë shokët/shoqet e klasës miqësohen me të gjithë. 


- Nxënësi mësohet me idenë se ai nuk është vendi i tij njëherë e përgjithmonë. Nuk e trajton si pronë bangën e tij, por mirëpret këdo që vjen. Kalimin nga një vend në tjetrin e pranon lehtë, pa drama dhe komplikime. 


- Nxënësit mësojnë mbi respektin dhe vetëvlerësimin. Nxënësit mësojnë të respektojnë hapësirën në të cilën jetojnë dhe gjithashtu forcojnë vetëvlerësimin dhe respektin për të tjerët. Të respektosh hapësirën do të thotë ta vlerësosh atë dhe të ndihesh rehat dhe i mirëpritur. 



Në këtë mënyrë, ju mësues, shmangni pakënaqësitë e prindërve, të cilët here me të drejtë e herë pa drejtë ngulmojnë për vendin ku fëmija i tyre duhet të ulet. Nëse nevojat e të gjitha palëve plotësohen, me siguri do të kaloni orë të suksesshme mësimore. 



Burimi: https://www.skolskiportal.hr/sadrzaj/iz-drugih-medija/trebaju-li-ucenici-odrediti-gdje-ce-sjediti-i-s-kim/


Përktheu Parajsa Shtini

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,693 Lexime
3 vjet më parë