Përdorimi i emoji-ve, Turqia rezulton më e buzëqeshura
Në Ditën Botërore të emoji-ve, Twitter ka bërë një përmbledhje sa i përket përdorimit të tyre në vende të ndryshme të botës. Në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britani të Madhe përdoret më së shumti fytyra me pamje negative.
Komunikimi në rrjetet sociale ka ndryshuar shumë nga e folura dhe e shkruara standarde në çdo vend të botës. Trendi i fundit janë figurat që njihen ndryshe si emoji. Me anë të tyre mund të shprehësh gjendjen shpirtërore pa pasur nevojë për të shkruar shumë fjalë. Ka nga ata që besojnë se këto figura flasin për personalitetin e përdoruesit.
P.sh. Personat që përdorin shumë zemra apo fytyrën me zemra në sy, janë shumë të dashuruar dhe ndjehen mirë. Por e kundërta ndodh me ata që përdorin shumë figurën që shpreh ndjenjën e nevojës për diçka apo dikë, kjo krijon përshtypjen se personi është i bezdisshëm dhe negativ.
Në Ditën Botërore të emoji-ve, Twitter ka bërë një përmbledhje sa i përket përdorimit të tyre në vende të ndryshme të botës.
Në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britani të Madhe përdoret më së shumti fytyra me pamje negative.
Brazili, Kolumbia dhe Argjentina janë shumë të dhënë pas muzikës, kurse India dhe Meksika pas lutjeve dhe devotshmërisë.
Turqia rezulton të jetë më e buzëqeshura, kurse Arabia Saudite dashamirëse e zemrës së kaltër.
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparti