“Superhëna” dhe “hëna e përgjakshme”
Një fenomen i rrallë do të ndodhë në qiell mbrëmjen e të dielës. Hëna do të jetë më e shndritshmja dhe më e errëta gjatë gjithë këtij viti.
Të dyja ngjarjet nuk kishin ndodhur në të njëjtën ditë prej 30 vjetësh.
Por nëse ju doni ta shikoni më sytë tuaj qiellin duhet të siguroheni që është koha e duhur për ta parë. Ju informojmë se i gjithë procesi do të zgjasë 71 minuta.
Të dy ngjarjet do të ndodhin mesnatën e 27 shtatorit dhe mëngjesin e 28 shtatorit. Pjesën e parë të natës, “Superhëna” do të zgjasë gjithë mbrëmjen. Do të shihni një hënë të plotë dhe të shndritshme.
Por më pas hëna e shndritshme do të zhytet në një errësirë, teksa do të nisë dhe eklipsi hënor. Kur toka lëviz mes Diellit dhe Hënës, krijon errësirë në këtë të fundit, dhe më pas, kur drita e diellit shndrrin përreth tokës, hëna kthehet në ngjyrë të kuqe gjaku, prej nga ka marrë edhe emrin “Hëna e përgjakur”.
Është “hëna e përgjakur” e cila ka bërë disa njerëz të mendojnë se është fundi i botës, pasi këtë fundjavë shënohet edhe pjesa e katërt e eklipsit hënor. Ngjyra e saktë e hënës varet edhe nga ndotja e atmosferës, kështu që jo gjithkush mund ta shohë atë ashtu siç duhet.
Hëna do të nisë eklipsin e pjesshëm në orën 01:07 dhe do të bëhet total nga ora 02:11 deri në orën 03:23. I gjithë procesi i eklipsit do të përfundojë në orën 05:27.
Ngjarja do të jetë e dukshme në Europën Perëndimore, Afrikën Perëndimore dhe vendet përmes Oqeanit Atlantik.
“Piter Pan”, shfaqje për fëmijët në Teatrin Eksperimental
Si të visheni me stil në ditët me dëborë
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane