PREJARDHJA

Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane

Në gjuhësi me Gjuhë indo-evropiane njihet një familje gjuhësh dhe dialektesh me prejardhje të përbashkët. Shqipja është pjesë e ksëaj familjeje të madhë, pavarësisht se është një gjuhë unike, në një degëzim të veçantë.

Në gjuhësi me Gjuhë indo-evropiane njihet një familje (grup) gjuhësh dhe dialektesh me prejardhje të përbashkët, të cilat fliten sot në pjesën më të madhe të botës. Shqipja është pjesë e ksëaj familjeje të madhë, pavarësisht se është një gjuhë unike, në një degëzim të veçantë.


Gjuha ilire ose ilirishtja i perket familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe ka qenë folur në pjesën perëndimore të Ballkanit. Në kohën e lashtë quheshin fise. Ilirët flisnin një gjuhë që dallonte nga popujt e tjerë që jetonin në gadishullin e Ballkanit. Mendohet se ilirët nuk e kanë lëne të shkruar gjuhën e tyre. Deri më sot nuk është gjetur asnjë dokument i shkruar në gjuhën ilire. Nga gjuha ilire janë trashëguar sot rreth 1000 emra njerëzish, perëndish, fisesh, vendesh, lumenjsh e malesh. Këto fjalë janë gjetur në mbishkrime të ndryshme, në shkrimet e autorëve të vjetër grekë e latinë, si dhe në monedhat e gjetura në teritoret ilire. Nga studimi i tyre është aritur në përfundimin se gjuha ilire bën pjesë në grupin e gjuhevë indoeuropiane. Me anë të gjuhës shqipe, studiuesit sot kanë mundur të shpjegojnë kuptimin e shumë fjalëve ilire si: bilë (bijë), sika (thika), aran (arë), baro (bari) etj. Emra ilirë si Bardhyl, Agron, Teuta, Genti, Pirro etj, emra të cilët përdoren edhe sot në trevat shqiptare.


Shpërndarja e gjuhës shqipe

Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Shkruhet me shkronja latine. Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten, toskërishten, dhe një kronolekt: arbërishten. Fjalori i shqipes ka disa huazime nga greqishtja e lashtë, si dhe nga latinishtja; huazimet pastaj vazhdojnë nga gjuhët sllavo-jugore, greqishtja dhe osmanishtja, si dhe nga italishtja e frëngjishtja dhe gjuhët tjera. Aktualisht gjithnjë vijnë duke u shtuar huazimet nga anglishtja.


Gjuha shqipe (ose thjesht shqipja) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indo-evropiane të folur nga më shumë se 6 milionë njerëz, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe Republikën e Maqedonisë, por edhe në zona të tjera të Evropës  Jugore ku ka një popullsi shqiptare, duke përfshirë Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe Kosovës.


Komunitetet shekullore që flasin dialektet shqiptare mund të gjenden të shpërndara në Kroaci (Arbëreshët në Zarë), Greqi (Arbëreshët në Greqi, Çamëri dhe disa komunitete në rajonet e Maqedonisë Perëndimore dhe Trakës Perëndimore, Itali (Arbëreshët në Italinë Jugore, Sicili dhe Kalabri si dhe në Rumani. 



(Portali Shkollor)

22,557 Lexime
4 vjet më parë