Eklipsi i diellit, si ndodh ky fenomen?
Në sistemin tonë diellor gjenden të paktën 60 satelitë. Ata rrotullohen përreth shtatë prej nëntë planetëve të sistemit. Megjithatë, toka duket se është i vetmi planet në sistemin tonë diellor që gëzon shfaqjen e eklipseve të plota. Pse kështu?
Një eklips i diellit ndodh kur hëna vjen midis diellit dhe tokës. Për të pasur një mbivendosje të përsosur, duhet që madhësitë e dukshme të diellit dhe të hënës të jenë afërsisht njësoj, në mënyrë që hëna ta mbulojë gati plotësisht diellin. E tamam kështu ndodh! Ndonëse dielli e ka diametrin 400 herë më të madh se hëna, ai, gjithashtu, është afro 400 herë më larg tokës sesa hëna.
Por largësia e tokës nga dielli - e kështu edhe madhësia e dukshme e diellit- është më shumë sesa thjesht një faktor për të formuar një eklips të plotë. Është edhe një kusht thelbësor për të pasur jetë në tokë. “Sikur të ishim pak më afër ose pak më larg Diellit,- thotë Gonzalezi, - Toka do të ishte tepër e nxehtë ose tepër e ftohtë dhe, në këtë mënyrë, e pabanueshme”.
Madhësia e jashtëzakonshme e Hënës, satelitit të tokës, është një ndihmë për jetën në këtë planet, pasi tërheqja e saj gravitacionale nuk e lë tokën të rrotullohet tepër rreth boshtit të vet. Një rrotullim i tillë do të shkaktonte ndryshime të tmerrshme dhe katastrofike në klimë. Prandaj, për të pasur jetë në tokë, ajo që nevojitet është një gërshetim i përpiktë i largësisë së duhur ndërmjet diellit dhe tokës, si edhe një satelit me madhësinë e duhur - e kjo krahas gjithë faktorëve të tjerë të lidhur me natyrën e diellit.
Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën
Gjuha shqipe, ndër tre gjuhët më të vjetra në botë
Jeta përmes lenteve të një fotografi të verbër!