Letra

Letra e Albert Kamysë për mësuesin e fillores

Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty. Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kish ndodhur.

Pasi fitoi Çmimin Nobel, filozofi Albert Kamy mendoi që të falënderojë të parën nënën e tij, dhe të dytin një mësues të shkollës fillore. Kamy e shkruajti këtë letër mirënjohjeje për mësuesin e tij, Louis Germain, i cili ushqeu potencialin që pa tek ai dhe e shtyu Kamynë e vogël drejt një rruge, nëpër të cilën do të shkruante romane dhe ese shumë të respektuara, fituese të dhjetëra çmimeve.

Albert Kamy e fitoi Çmimin “Nobel” për Letërsinë në vitin 1957. Ai është më shumë i njohur për librin e tij “I Huaji”, dhe e fitoi Çmimin “Nobel” po atë vit që shkruajti esenë “Reflektime për gijotinën”.

“19 Nëntor 1957

I Nderuar Monsieur Grmain,

Lashë turbullirën që më ka rrethuar këto ditë të bjerë pak, përpara se të të flas nga thellësia e zemrës sime. Sapo më është dhënë një nderim shumë i madh, një që as i isha vënë pas, as e kisha kërkuar.

Por kur dëgjova lajmin, mendimi im i parë, pas nënës time, ishte për ty. Pa ty, pa dorën e dashur që ti shtrive drejt vogëlushit të vogël e të varfër që isha unë, pa mësimet dhe shembullin tënd, asgjë prej këtyre nuk do të kishte ndodhur.

Nuk është se e mendoj kushedi çfarë këtë lloj nderi. Por të paktën ai më jep mundësinë të të them, atë që ti ke qenë dhe je ende për mua, si dhe të të siguroj se përpjekjet e tua, puna jote, dhe zemra bujare që ti vendos në to, jetojnë ende tek njëri prej vogëlushëve të shkollës ku jepje mësim që, pavarësisht viteve që kanë kaluar, nuk ka pushuar kurrë së qeni nxënësi yt mirënjohës. Të përqafoj me gjithë zemër.

Albert”

4,801 Lexime
8 vjet më parë