Derinkuyu, qyteti i nëndheshëm 3000-vjeçar
Në qytetin e nëndheshëm mund të jetojnë rreth 20 mijë njerëz. Aty ka gjurmë të qendrave religjioze, magazinë, kantinë vere, stalla për kafshët, dyqane ushqimore dhe një shkollë.
Kapadoça ndodhet në lindje të Turqisë dhe kufizohet në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga malet Taurs. Në vitin 1963, një rikonstruksion i thjeshtë në qytetin Derinkuyu çoi në zbulimin e pabesueshëm. Portën e gurit që të çonte në një shpellë dhe që të udhëhiqte drejt një qyteti nëntokësor, mijëra vjet i vjetër dhe rreth 85 metra i thellë.
Janë 13 kate që zbresin në nëntokë, me sistem ventilimi dhe me rreth pesëmbëdhjetë mijë degë që çojnë ajrin edhe në nivelet më të thella. Por ajo që është më e pabesueshme, mbetet fakti se në qytetin e nëndheshëm mund të jetojnë rreth 20 mijë njerëz. Madje aty ka edhe gjurmë të qendrave religjioze, magazinë, kantinë vere dhe stalla për kafshët. Në nëntokë janë gjetur salla ngrënieje, kuzhina të nxira nga bloza, dyqane ushqimore, një shkollë, dhoma të shumta dhe madje edhe një bar.
Qyteti ka përfituar nga prania e një lumit të nëndheshëm dhe puset e ujit. Ishte një qytet i vogël që plotësonte pjesën më të madhe të nevojave të komunitetit, që akoma edhe sot mahnit studiuesit dhe shkencëtarët. Ndërtimi i një qyteti si Derinkuyu, do të ishte një gjë e zakonshme në kohët moderne, duke përdorur edhe pajisjet më të sofistikuara. Por të mendosh që një vepër e tillë është realizuar në një epokë shumë të largët, është e mahnitshme, e krahasueshme vetëm me piramidat e Egjiptit.
Në Derinkuyu, për shkak të butësisë së gurit, ndërtuesit duhej të ishin shumë të kujdesshëm, për të siguruar mbështetje të mjaftueshme në katet e sipërme me kolona. Në të kundërt do të ndodhte katastrofa. Në fakt është e habitshme se si nuk ka ndodhur një gjë e tillë, kështu që duhet të mendojmë se ata kanë qenë shumë të aftë dhe e njihnin mirë materialin shkëmbor, me të cilin po punonin.
Duke folur për popuj antikë, është e vështirë që të imagjinosh se si e kanë realizuar një vepër të tillë. Ndoshta janë ndihmuar nga ndonjë qytetërim tjetër? Por kush e ka ndërtuar këtë qytet të nëndheshëm? Dhe për çfarë motivi janë detyruar që të jetojnë në nëntokë? Përse dikush do të preferonte të jetonte në thellësitë e këtyre shpellave të çuditshme?
Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyes si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët.
Disa të tjerë besojnë se është ndërtuar nga Hitejtë, njerëzit luftëtar të përmendur edhe në Bibël dhe që kishin lulëzuar qindra vjet më parë. Por është e mundur që qyteti nëntokësore të jetë edhe më i vjetër? Sipas teoricienëve të “Astronautët eLashtë”, qyteti është ndoshta disa mijëra vjeçar.
Si të visheni me stil në ditët me dëborë
Mbrojtja e mjedisit, pjesë e programit mësimor
13-vjeçari zgjidh 3 kube Rubiku duke i xhongluar