10 vende më impresionuese në botë, duhet t’i vizitoni!
Janë 10 vende të ndryshme, në shtete të ndryshme, që mbartin kulturë dhe histori të vendeve ku ato ndodhen. Njihuni me karakteristikat e gjithsecilës dhe shikojini në foto nëse nuk keni mundësi t’i vizitoni nga afër.
Buda gjigand, Kinë
Buda i gurtë më i madh në botë është në Leshan të Kinës. Vetëm gishtat e tij janë 3.4 metra të gjatë. Vetë Buda gjigand i Leshanit është 71 metra i gjatë dhe ka 1021 vrima në flokë, për të tharë ujin nga statuja. Murgu Hai Tonk e porositi statujën për të qetësuar shpirtrat e ujërave të lumit, që mendohej se ishin përgjegjës për shumë përmbytje të varkave.
Xhamiu e Sheikut Loftollah, Iran
Një prej shembujve më të mirë të arkitekturës siraniane Safavide ndodhet në pjesën lindore të Isfahanit, në Sheshin Maghsh-iJahan në Iran. Xhamia e Sheikut Loftollah është një mrekulli arkitekturore unike. Ajo nuk ka minare apo oborre. Arsyeja? Ajo u ndërtua fillimisht për gratë e haremit të shahut. Tjegullat ndryshojnë ngjyrë gjatë ditës nga krem në të purpurt.
Chand Baori, Rajasthan, Indi
Një shembull i mrekullueshëm i matematikës në arkitekturë, Chand Boari i Indisë është një ndërtesë e shekullit X-të e ngritur për të siguruar furnizimin me ujë në rajonin e shkretëtirës të Rajasthanit. Pusi më i thellë në botë, Chand Boari shpon deri 30 metra nën koren e Tokës, përdor 13 leva si dhe një total prej 3500 hapash për të mbërritur në fund. Legjendat vendase thonë se Chand Boari u ngrit prej fantazmave në një natë të vetme.
Palmira, Siri
E futur në vëmendjen ndërkombëtare për shkak të ISIS, Palmira në Siri është (për momentin) një shembull i ruajtur mirë i rrënojave të lashta që janë përdorur nga shumë qytetërime të dikurshëm. (Mund të jetë përmendur edhe në Biblën e Hebrenjve). Palmirasit e lashtë ishin tregtarë legjendarë, që ngritën koloni përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe që zhvillonin tregti me pjesën më të madhe të Perandorisë Romake.
Sacsayhuaman,Peru
Në skajet e Cuscos në Peru ndodhet Sacsayhuaman. Rrënojat e një kështjelle të lartë Inkase. Më pak fotozhenike dhe e njohur sesa Machu Picchu, Sacsayhuamani është një mrekulli e inxhinierisë njerëzore. Mijëra vite më vonë, as edhe një fije letër nuk mund të nxihet mes gurëve të mureve ku më i madhi peshon 120 tonë.
Xhamia e Madhe e Xhenes, Mali
Xhamia e Madhe e Malit në Xhene është një mrekulli e vërtetë arkitekturore. Ndërtuar në vitin 1907 ndërtesa është më e madhja strukturë balte në botë si dhe një prej shembujve më të mirë të akritekturës Sudano-Saheliane. Në një festival lokal në prill dhe maj vendasit e veshin gjithë xhaminë me argjilë për ta mbrojtur nga të çarat që i shkakton i nxehti i Afrikës Veriore.
Gjigandi i Rodit, Greqi
Një prej 7 mrekullive të Botës së Lashtë, Gjigandi i Rodit ishte një prej strukturave më të gjata të bëra nga njeriu në botën e lashtë. Me përmasë sa dy të tretat e Statujës së Lirisë (por e ndërtuar 2000 vite më vonë), kjo mrekulli arkitekturore e perëndisë greke të diellit Helius u ndërtua përreth ishullit të Rodit në vitin 280 para Krishtit.
Hattusa, Turqi
Perandoria Hittite që dominoi Turqinë jugore dhe lindore e kishte kryeqytetin në Hattusa në Turqinë qendrore. Ky vend Trashëgimi Kulturore e UNESCO-s ishte qendër e Hittitëve deri në rënien e qytetërimit të tyre gjatë Epokës së Bronzit. Ajo njihet edhe për 2 sfinksat dhe tabletat kuneiforme. Një prej tyre është shembulli më i hershëm që njihet i një marrëveshje paqeje. Një kopje ndodhet në selinë e OKB, si shembull i paqes ndërkombëtare.
Wat Rong Khun, Tailandë
Wat Rong Khun në Chaing Rai (i njohur edhe si Tempulli i Bardhë) ndodhet në Tailandë. Kompleksi është sidomos i njohur për strukturat e bardha. Ashtu si Sagrada Familia në Barcelonë, nuk do të përfundohet për dekada: në 2026 parashikohet Sagrada Familia dhe në 2070 Tempulli i Bardhë.
“Një artist nuk ka nevojë të dijë shumë në matematikë”
10 ndërtesa më të bukura në botë
Mësimet e jetës sipas një mësuesi!