ENCIKLOPEDI

Familja e madhe e Dinozaurëve

Në librin "Enciklopedia ime" do të gjeni fakte interesante enciklopedike për moshat 10-14 vjeç. Bota e magjishme dhe e veçantë e dinozaurëve shpaloset në këtë artikull, së bashku me misterin e shfarosjes së tyre.

Dinozaurët janë zvarranikë që riprodhohen me vezë.

Në zemër të mbretërisë së tyre, gjatë tri periudhave të epokës së dytë (Triasik, Xhurasik, Kratek), ata janë shtuar dhe janë formuar shumë lloje të reja. Ata janë barngrënës ose mishngrënës, me dy këmbë ose katër dhe jetojnë në grup ose gjuajnë të vetmuar.


- 225 milionë vjet:

Dinozaurët e parë janë të vegjël dhe mishngrënës, të pajisur me kthetra dhe dhëmbë të fuqishëm. Eoraptori ishte 1,20 metra i gjatë.


- 170 milionë vjet:

Në këtë epokë, bimësia ishte shumë e dendur dhe mundësonte shfaqjen e dinozaurëve gjigantë barngrënës, me qafë të gjatë, si Cetiozaurët.


- 80 milionë vjet: Shfaqen

Tiranozaurët: Këta mishngrënës do të jetojnë vetëm pesë milionë vjet.


- 65 milionë vjet:

Zhdukja e dinozaurëve


Një familje e madhe

Deri tani 800 është numri i llojeve të dinozaurëve që njihen. Parazaurolofusi, Iguanodoni, Deinonikusi, Ouranozauri, Triceratopsi, Protoceratopsi, Dromaeozauri, Plateozauri, Velociraptori, Kompsonjatusi, Diplodokusi, Apatozauri, Tiranozauri, Reks, Ceratozauri, Majazauri janë ndër më të njohurit. 


Fundi i Kretakut

Në këtë epokë, kontinentet u ndanë dhe kanë pak a shumë të njëjtin pozicion që kanë sot. Në Amerikën e Veriut, barngrënës paqësorë bashkëjetojnë me një mishngrënës të tmerrshëm: të famshmin Tiranozauri Reks!



(Ky material është shkëputur nga libri "Enciklopedia ime" për mosha 10-14 vjeç, Shtëpia Botuese "Albas")

4,301 Lexime
5 vjet më parë