LUTEM PËR MËSUESIN

Një mësues sa një jetë

Lutem çdo ditë për mësuesin tim. Thur lavde mirënjohje dhe respekti për mësuesin që nuk e humbi asnjëherë emrin e tij në brishtësinë e një profesioni të vështirë, përkundrazi, e bëri atë më të fortë e cila ka vlerë sa vetë jeta.

Sjellja e secilit prej nesh është e lidhur ngushtë me formimin tonë. Në robërimin e kohës dhe ambientit, shumë aktorë lënë gjurmë në formëzimin që na japin. Ajo, mosha e fëmijërisë së hershme është shumë e rëndësishme për të ngjedhur parzmoren e personalitetit, por mosha shkollore, është një etapë zhvillimi që ja pajis, në rastin më të mirë, me besimin se ia dalim të jemi të suksesshëm, se mund të punojmë me dinjitet, se dijet janë themel për rritjen, se rritja është thelbësore për realizimin personal. 


E gjithë kjo, e mbush mëndjen me një atmosferë ngazëllimi dhe zelli për të qënë aktiv. Në rastin më të keq, kur, me vështirësitë për t’ia dalë mban në arritjet shkollore, shoqërohet me ndjenja inferioriteti dhe qënia pushtohet me mendimin e mundimit, e të pamundurës. Arritjet kthehen në dështime të vogla dhe më pas në besime negative. Atmosfera e ndjenjave të inferioritetit zë vend dhe arritja apo realizimi personal bëhet i vështirë, ose i rrëmbyer nga mekanizma të cilët kompleksojnë mëndjen dhe qënien. 


Mësuesi është një aktor për të realizuar këtë dimension të njeriut. Për të qënë i suksesshëm, aktorët e familjes janë shumë domethënës, por mësuesi është “heroi” i suksesit në jetën intelektuale dhe besimit se ajo mund të ketë një zhvillim me një thellësi oqeanike, që nuk i shihet fundi. Kjo figurë ëshë sa e fortë aq edhe e brishtë. Shkathtësitë që kërkohen për të qënë mësues, për të mbartur këtë emër kaq dinjioz, për të përftuar statusin e gdhëndjes së dijes që frymëzon, duhet pasion, punë e vazhduar që nuk ndalet dhe mbi të gjitha, një shpirt të paqtë dhe të integruar me veten, ku jetojnë në dhomëzat e bekuara të personalitetit, dashuria, mirëdashja, durimi, besimi, mënçuria dhe vlera të tjera të ngjashme. 


Të tjerë aktorë, të ngjashëm me mësuesit, janë përpjekje, në rastin më të mirë, të sinqerta për të qënë mësues, dhe në rastin më të keq, të punësuar me bordero. Shqipëria, për arsye që ne i njohim, me krijimin antikapeve serioze në arsim, e vështirëson shumë rolin e mësuesit. Sot një mësues shqiptar kërkon dinjitetin për të cilin është “regjistruar” t’i shërbej njerëzimit. Edhe nëse mesuesi i vlerave kërkon të jetë prezentë në aplikimin e potencialeve të tij, që në hyrjen e punës së tij të përditshme, vështirësite janë atje; aje ku gjënden 40 nxënës, atje ku nxënësit nuk i tepron vetëm fryma e një njeriu, atje ku nuk ka materiale pune, atje ku motivacioni mungon, atje ku mirënjohja dhe respekti nuk perceptohen si ritual vlerash, atje ku frika bashkëjeton me ajrin dhe depërton deri te nxënësit të cilët presin nga figura e tyrë të marrin dijen, në pafajësinë dhe pamundesinë për të njohur sistemin. 


Janë ata, nxënësit, fëmijët tanë ose fëmijët që ne ishin dikur, të cilët përballemi me pasojat e një sistemi shpesh herë të vështirë, por fatkesqisht edhe me mësues, emrin e të cilëve e kanë të shënuar vetëm në bordero. Sikur të mendonim vetëm për një çast, mësuesin ideal që ka prekur realisht jetët tonë, apo mësuesin që ka prekur vetëm ëndrrat tona, do të lehtësojmë qënien tonë fëminore të dikurshme dhe fëmijët e tanishëm, do të ngazëllehen dhe motivohen, ndërsa zhvillohen në lumin e një dije kaq organike, e ardhur me dashuri dhe durim. E kundërta, sjellë veç një jetë të trishtë dhe të përhumbur në një boshllëk të cilin askush nuk mund ta mbush dot më. 


Në përfundit të këtij reflektimi, mësuesi feston së bashku me fëmijët, se vetëm kështu jeta e tij ka vlerë. Një mësues vlen sa një jetë dhe jeta është nje vlerë që koha nuk e kursen. Ajo vetëm lëviz dhe merrë me vete si një lumë i vrullshëm të gjithë gurët e çmuar ose mbeturinat e hedhura nëpër të. Lutem çdo ditë për mësuesin tim. Thur lavde mirënjohje dhe respekti për mësuesin që nuk e humbi asnjëherë emrin e tij në brishtësinë e një profesioni të vështirë, përkundrazi, e bëri atë më të fortë e cila ka vlerë sa vetë jeta.   



(Nga: Drnt. Denata Toçe, Portali Shkollor)

6,999 Lexime
5 vjet më parë